Categories: LajmeEkonomi

Hekurudha shqiptare do të ndahet në dy shoqëri aksionare

Sektori hekurudhor shqiptar do të ndahet në dy shoqëri aksionare. Kështu është përcaktuar në projektligjin më të fundit të nxjerrë për konsultim publik. Ky ndryshim bëhet me qëllim nxitjen investimeve të huaja dhe projekteve të financuara nga BE. 

Shoqeria e pare me emertimin “Administratori i Infrastrukturës Hekurudhore” do të ketë nën administrim shinat,  stacionet dhe do të mundësojë veprimtarinë e çdo transportuesi hekurudhor, privat apo shtetëror, të huaj apo vendas, për transport mallrash apo pasagjerësh. 

Ndërsa Shoqeria e dyte me emertimin  “Sipërmarrësi Hekurudhor” do ketë për detyrë sigurimin e transportit, si dhe mirëmbajtjen e mjeteve lëvizëse. 

Ky ndryshim ligjor vjen pas rekomandimeve te bere gjate procesit “Screening” me Bashkimin Evropian dhe eksperiencës së vendeve fqinje me transportin hekurudhor.  Ndarja në dy shoqëri aksionere synon të përmbushë kërkesat e Direktivës së BE për krijimin e një zone të vetme evropiane hekurudhore. 

Dy shoqëritë e reja regjistrohen në Qendrën Kombëtare të Biznesit, brenda 6-muajve nga miratimi i raporteve përfundimtare të ekspertëve të caktuar nga ministri përgjegjës për transportin hekurudhor. Por per një periudhë 12-mujore nga regjistrimi i dy shoqërive në QKB, Shoqëria “Hekurudha shqiptare” sh.a, do të vijojë të kryejë funksionet dhe përgjegjësitë e duke mbikëqyrë veprimtarinë e dy shoqërive të reja dhe përmbushjen e përgjegjësive të përcaktuara sipas këtij ligji. Ky projektligj nuk parashikon te shoqërohet me efekte financiare për buxhetin e shtetit. 

RTSH Shkodra

Recent Posts

Arsimi prioritet për vitin 2025 – Përveç investimeve në shkolla, në fokus rritja e nivelit të mësimdhënies në Malësi të Madhe

Përmirësimi i infrastrukturës në fushën e arsimit mbetet një nga prioritetet kryesore të pushtetit vendor…

12 hours ago

Dosjet e mbartura për  ish- të përndjekurit / Gati kësti i parë, trashëgimtarët kanë tre muaj afat për plotësimin e dosjes

Ministria e Financave ka çelur këstin e parë të dëmshpërblimit për tashëgimtarët e ish-të përndjekurve…

12 hours ago

Arkivi i Marubit drejt konservimit të plotë – Procese me rëndësi janë edhe dixhitalizimi, katalogimi dhe regjistrimi në IKTK

Vizita në Muzeun e Fotografisë “Marubi” në Shkodër përbën një udhëtim të paharrueshëm nëpërmjet fotografive…

12 hours ago

Mozaiku i një dite Karnavalesh –  Programi i festimeve ka krijuar atmosferë në zonën pedonale

Shkodra po feston këto ditë Karnavalet, një prej festave më të vjetra të qytetit, traditë…

12 hours ago

Karnavalet festë edhe e fëmijëve / Në QKF “Kujtim Alia” ata përgatisin maskat me duart e tyre

Në QKF "Kujtim Alija", në klasën e arteve dhe zejeve, fëmijët po përgatisin maskat për…

13 hours ago

106- vjetori i shoqnisë “Vllaznia” -/ Nderohen 4 ish- futbollistë, miqësore veteranët me bashkinë

Mbrëmjen e të hënës, në stadiumin “Loro Boriçi”, është organizuar një ndeshje e veçantë miqësore.…

13 hours ago

This website uses cookies.