Categories: LajmeEkonomi

Hekurudha Vorë-Hani i Hotit, Balluku: Pritet një fluks prej 2.3 milionë udhëtarësh në vit

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, paraqiti të enjten në parlament projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së huasëme Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për rehabilitimin e linjës hekurudhore Vorë-Hani i Hotit”.

Zonja Balluku u shpreh se bëhet fjalë për një prej projekteve më të rëndësishme që lidhet me ndërtimin e një rrjeti transporti kombëtar multimodal në shërbim të zhvillimit ekonomik e mirëqenies sociale të shtetasve shqiptarë. Sipas saj, “projektligji synon ratifikimin e marrëveshjes së huasë me vlerë 98,7 milionë euro me BERZH-in”.

“Kësaj shume i shtohet edhe një hua prej 100 milionë euro e akorduar nga Banka Europine e Investimeve që do t’i përcillet Kuvendit për shqyrtim shumë shpejt, si dhe një grant investimi i BE-së, i cili arrin në vlerën 133 milionë eurove”, tha Balluku.

Zv/kryeministrja theksoi se të gjitha këto incentiva të BE-së janë të shumë të rëndësishme për zhvillimin e sektorit të hekurudhave shqiptare.

“Ne kemi arritur të fitojmë besimin e pakthyeshëm të partnerëve tanë strategjikë si BE, e cila ka vendosur të investojë në Shqipëri vlerën e konsiderueshme prej 133 milionë euro në formën e një granti pa asnjë kosto për buxhetin e shtetit shqiptar. Shumica e projekteve strategjike vijnë të mbështetura nga grante të BE-së apo kredi dhe marrëveshje të tjera të dhëna nga partnerët tanë”, shtoi Balluku.

Sipas saj, portet dhe aeroportet nuk mund të konsiderohen të palidhura dhe të pastudiuara në një paketë të zhvillimit infrastrukturor të transportit shqiptar.

“Duke pasur parasysh që vetëm pas pak javësh ne do të kemi hapjen e garës ndërkombëtare për ndërtimin e portit më të madh në Ballkanin Perëndimor, që është porti i ri i Porto Romanos, kjo paketë të cilën ne do të votojmë sot e kompleton projektin e portit të Durrësit, i cili nuk do të jetë një port thjesht tregtar për Shqipërinë. Ky port do të jetë i lidhur me dy porte të thata, portin e Prishtinës dhe portin e Strugës, ndaj edhe të dyja linjat hekurudhore, Vorë-Hani i Hotit si dhe linja hekurudhore që do të lidhë Durrësin me Prishtinën do të japin një kompletim infrastrukturor”, tha ajo.

Balluku theksoi po ashtu se projekti i linjës hekurudhore Vorë-Hani i Hotit sjell edhe ripërtëritjen e arteries historike hekurudhore.

“Projekti konsiston në përmirësimin e linjës hekurudhore duke e kaluar atë në një modernizim total. Parashikohet që shpejtësia e trenave që do të lëvizin në segmentin Vorë-Hani i Hotit do të jetë 120 km në orë. Të gjitha linjat tona do të jenë të elektrifikuara dhe do të jenë kantiere të hapura brenda vitit 2025”, tha Balluku.

Zv/kryeministrja informoi se parashikohet ndërtimi i 12 stacioneve hekurudhore, një tuneli me gjatësi 320 metra dhe ndërtimi i 112 urave.

“Me ndërtimin e kësaj linje hekurudhore pritet një fluks prej 2.3 milionë udhëtarësh në vit dhe një volum mallrash 900 mijë ton në vit. Koha mesatare e udhëtimit Vorë-Hani i Hotit do të jetë vetëm 2 orë. Projekti mundëson rritjen e kushteve të sigurisë dhe shpejtësisë të trenave, si dhe promovon transportin e gjelbër”, tha Balluku.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kupa e Botës 2026: Ndahen vazot për shortin e kualifikueseve, Shqipëria pozicionohet në vazon 3

Pas përfundimit të ndeshjeve të grupeve të UEFA Nations League, janë ndarë vazot për shortin…

54 minutes ago

“Libra të një kohe tjetër” – Ekspozitë historike me tekstet shkollore të periudhës së diktaturës

“Libra të një kohe tjetër” është ekspozita me karakter historik, organizuar nga Biblioteka “Marin Barleti”…

1 hour ago

PL prezanton programin në Shkodër -Blushi: Askush nuk mund të nëpërkëmbë fatet e këtij qytetit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka zhvilluar një takim me strukturat…

1 hour ago

Digjitalizimi i xhubletës – Dy vite nga pranimi në UNESCO, veshja e lashtësisë ka sfidat e saj

Xhubleta, kjo veshje që dikur shtrihej në pellgun e Mesdheut, sot ndodhet e ruajtur dhe…

1 hour ago

“Ditët e Mjedës” – Edicioni i XIX i manifestimit artistik, kulturor dhe promovues

Qendra muzeore “Ndre Mjeda” në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Shoqërore të UNISHK, Bashkinë Vau-Dejës…

1 hour ago

Rrjeti elektrik i amortizuar – Banorët e Samrishit të Poshtëm: Qëndrojmë me orë të tëra pa energji elektrike

Mungesa e energjisë elektrike në fshatrat e njësisë administrative të Dajçit në bashkinë e Shkodrës…

1 hour ago

This website uses cookies.