Hekurudha Vorë- Hani i Hotit, Bashkia M.Madhe: Pronarët që preken nga projekti do të kompensohen në çdo qindarkë

Rreth 400 milion euro është vlera totale e projektit për ndërtimin e linjës së re hekurudhore Vorë-Hani i Hotit me një bashkëfinancim nga një sërë institucionesh financiare ndërkombëtare, ku vendi ynë ka kërkuar hua.

Në Bashkinë Malesi e Madhe projekti do të përfshijë rehabilitimin e trasesë, zëvendësimin e superstrukturës,  ndërtimin e mureve mbajtëse për të shmangur rrëshqitjet e terrenit rrëzë kodrave, zëvendësimin e tombinove, si dhe përmirësimin e kanaleve kulluese, në të dy anët e hekurudhës.

Linja hekurudhore Vorë–Hani i Hotit shënon projektin e dytë të infrastrukturës hekurudhore në Shqipëri, pas asaj Durrës–Rinas–Tiranë. Projekti synon rehabilitimin dhe ndërtimin e 120 kilometrave linjë hekurudhore.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.