Hekurudha Vorë- Hani i Hotit, zëvëndësministrja Muça: Projekti nis në 2025, do të rrisë ndjeshëm lëvizjen e mallrave dhe pasagjerëve

Banka Europiane për Zhvillim (BERZH) do të financojë me një hua prej 98 750 000 eurosh për ndërtimin e hekurudhës Vorë-Hani i Hotit.
Zëvendësministrja për Infrastrukturën dhe Energjinë, Enkelejda Muça, e pranishme në komisionin për Çështjet Europiane, tha se, “projekti kontribuon në një sistem transporti më të qëndrueshëm për mjedisin, në përputhje me agjendën e gjelbër të BE-së”.
Muça, në fjalën e saj me tej zbardhi detaje nga ky projekt.
Projekti do të kontribuojë në rritjen e ndjeshme të lëvizjes hekurudhore të mallrave dhe pasagjerëve që hyjnë dhe dalin nga Shqipëria nëpërmjet zgjerimit të rrjetit kryesor TEN-T, që mbërrin në Portin e Durrësit ose që del nga Shqipëria drejt vendeve të tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor.