Hekurudhat shqiptare, BE financon ripërtëritjen e linjave të mëparshme

Hekurudhat shqiptare

Një program ambicioz synon të rikthejë pjesën më të madhe të linjave hekurudhore  që ishin mënyra kryesore e transportit në Shqipëri për pjesën më të madhe të shekullit të kaluar. Rindërtimi dhe modernizimi i hekurudhave do ta bënte transportin në Shqipëri më të gjelbër, në të njëjtën kohë që do të përmirësonte lidhjet me vendet fqinje dhe rrjetin hekurudhor evropian.

Plani aktual është i fokusuar në rindërtimin dhe modernizimin e seksioneve hekurudhore midis Durrësit dhe Tiranës (duke përfshirë një lidhje të re me aeroportin e Tiranës), Vorë dhe Han i Hotit (afër kufirit me Malin e Zi), Durrës dhe Rrogozhinë, dhe Rrogozhinë – Pogradec. Ai gjithashtu do të krijojë një lidhje të re ndërkufitare me Maqedoninë e Veriut.

Agjenci të Komisionit evropian të angazhuara me aftësimin e vendit që të bëjë rindërtimin dhe mbajtjen e sistemit modern të hekurudhave bëjnë të ditur marrëveshjen e arritur me Komisionin Evropian, BEI dhe Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për një plan veprimi që siguron këtë kriter. 

Miratimi i tij nga Komisioni Evropian zhbllokoi një grant shtesë investimi prej 136 milionë eurosh nga Korniza e Investimeve të Ballkanit Perëndimor për linjën hekurudhore Vorës – Hanit i Hotit dhe lejoi marrjen e kredive nga BEI dhe BERZH për të njëjtën linjë. Nëse gjithçka shkon sipas planit, HSH do të rindërtojë dhe modernizojë më shumë se 75% të 425 km të hekurudhave të saj në dekadën e ardhshme.

Përveç përfitimit praktik, Bashkimi Evropian sheh në ripërtëritjen e segmentit hekurudhor Durrës- Qafëthanë realizimin e transportit hekurudhor evropian drejt Lindjes, duke mbështetur financiarisht arritjen e tij.

Sipas DW, rindërtimi i kësaj linje bëhet edhe më i ndjeshëm për Bashkimin Evropian në kushtet kur një tjetër linjë hekurudhore rajonale Selanik Serbi është financuar nga Kina dhe përshkon Ballkanin pa kaluar nga Shqipëria.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.