Hemodinamika, shërbim 24 orësh, Hallunaj: Në një muaj ky repart trajtoi 50 raste urgjence
50 pacientë janë trajtuar si raste urgjente përgjatë muajit të fundit, ku shërbimi i hemodinamikës ka kaluar 24 orësh. Drejtori i Spitalit Rajonal, Senad Hallunaj, tregon se ky ishte një ndër objektivat e vendosura për vitin 2024.
Kalimi i repartit paliativ po ashtu me shërbim 24 orësh, si dhe krijimi i neurokirurgjisë, janë disa prej synimeve që spitali më i madh në veri ka.
Aktualisht, Spitali Rajonal Shkodër po përballon një fluks të shtuar duke mbuluar jo vetëm urgjenca,t por edhe shtrimet e pacientëve edhe nga Lezha e Laçi.