Henrik Lacaj, gjuhëtari dhe përkthyesi i spikatur

Humanist, gjuhëtar dhe përkthyes i shquar, autor librash shkollor dhe shfaqjesh teatrale, ky ishte shkodrani i spikatur Henrik Lacaj. Ai do të linte gjurmët e tij edhe leksikograf dhe pedagog i spikatur. Studimet e tij për figurat e ndritura historike si Skënderbeu dhe Luigj Gurakuqi janë nga më të njohurat.
Mbesa e tij, Iva, jeton prej vitesh në SHBA. Ajo kujton me nostalgji ndikimin që ky personalitet ka patur në formimin kulturor të saj.
Veprat e Henrik Lacës janë sot në të gjitha libraritë.
Iva nuk e fsheh krenarinë për veprat e mira që la gjyshi i saj, Henrik Lacaj.
Lacaj kishte një kulturë të gjerë jo vetëm në fushën e Letërsisë, por dhe në atë të historisë, filozofisë dhe teologjisë. Ai i binte flautit, bënte skica të mrekullueshme me laps, aktronte; pasioni i tij ishin opera dhe shëtitjet në natyrë. Deri sa mundi, përktheu pa pushim me një kaligrafi të admirueshme, megjithëse i dhimbnin nga shtërngimi i lapsit për orë të tëra. I qetë, i butë, i ditur kaloi një jetë në shërbim të vendit të tij.