Categories: KulturëLajme

Henrik Lacaj, gjuhëtari dhe përkthyesi i spikatur

Humanist, gjuhëtar dhe përkthyes i shquar, autor librash shkollor dhe shfaqjesh teatrale, ky ishte shkodrani i spikatur Henrik Lacaj. Ai do të linte gjurmët e tij edhe leksikograf dhe pedagog i spikatur. Studimet e tij për figurat e ndritura historike si Skënderbeu dhe Luigj Gurakuqi janë nga më të njohurat.

Mbesa e tij, Iva, jeton prej vitesh në SHBA. Ajo kujton me nostalgji ndikimin që ky personalitet ka patur në formimin kulturor të saj.

Veprat e Henrik Lacës janë sot në të gjitha libraritë.

Iva nuk e fsheh krenarinë për veprat e mira që la gjyshi i saj, Henrik Lacaj.

Lacaj kishte një kulturë të gjerë jo vetëm në fushën e Letërsisë, por dhe në atë të historisë, filozofisë dhe teologjisë. Ai i binte flautit, bënte skica të mrekullueshme me laps, aktronte; pasioni i tij ishin opera dhe shëtitjet në natyrë. Deri sa mundi, përktheu pa pushim me një kaligrafi të admirueshme, megjithëse i dhimbnin nga shtërngimi i lapsit për orë të tëra. I qetë, i butë, i ditur kaloi një jetë në shërbim të vendit të tij.  

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kupa e Shqipërisë në RTSH/ Kalendari i plotë i ndeshjeve të kthimit të fazës çerekfinale

Kupa e Shqipërisë rikthehet këtë javë me ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve, që do të…

4 hours ago

Zgjedhjet e 11 majit, SPAK publikon strategjinë e hetimit dhe parandalimit të krimit zgjedhor

Prokuroria e Posaçme publikon strategjinë e hetimit dhe parandalimit të krimit zgjedhor, për “Zgjedhjet për…

4 hours ago

Lezhë- Policia prangos Serxhio Nikollin, ishte në kërkim ndërkombëtar

Policia e Lezhës bëri të ditur se ka finalizuar operacionin policor të koduar “Terni", duke…

4 hours ago

Bisedimet e anëtarësimit, MEKI njofton hapjen e grupkapitujve 2 dhe 3

Autoritetet shqiptare njoftuan hapjen zyrtare të dy grupkapitujve të tjerë të bisedimeve të anëtarësimit të…

4 hours ago

“Ahengu shkodran” në qytetin e Tuzit  – Spektakli i veçantë në trevat e Malësisë përtej kufirit shtetëror

Ahengu shkodran udhëtoi drejt Tuzit për të performuar repertorin e tij me motivet qytetare shkodrane,…

4 hours ago

“Ta tham n’Shkodër” !  – Eventi i organizuar nga Këshilli Vendor i Rinisë Shkodër dhe Qendra Rinore “Atelie”

Ta tham n’Shkodër” ! Me këtë emërtim vjen një seri eventesh dedikuar të rinjve, me…

4 hours ago

This website uses cookies.