Nga 26 korriku deri më 11 gusht, Franca do të mirëpresë Lojërat Olimpike, konkretisht kryeqyteti francez, Parisi do të jetë qendra e sportit ndërkombëtar, ku sportistët më të mirë në botë do të mundohen të japin më të mirën e tyre.
Midis disiplinave sportive është edhe futbolli. Franca, vendi pritës i kësaj veprimtarie, ka publikuar listën e futbollistëve që do të thërrasë për të qenë pjesë e kësaj olimpiade.
Thierry Henry, trajneri i kombëtares olimpike franceze, ka përcaktuar 25 emrat e lojtarëve që do të përballen në fazën e gupeve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Guinenë dhe Zelandën e Re. Menjëherë bie në sy mungesa e Kilian Mbape. Futbollisti më i përfolur i muajve të fundit. Ende nuk ka një konfirmim përfundimtar për prezencën e ish-sulmuesit të PSG-së, tek i cili mbështeten shpresat e gjithë Francës për të marrë medaljen e artë në olimpiadë.
Lista në fakt nuk është përfundimtare, pasi ajo mund të ndryshohet deri në 3 korrik ndërsa Henry ka lënë një vend bosh për lojtarët mbi 23 vjeç. Në listë janë vetëm dy lojtarë mbi 23 vjeç, Lacazette dhe Mateta.
Mësohet se Arsenal dhe Chelsea nuk kanë qenë bashkëpunues pasi rrefuzuar që të lejojnë disa lojtarë që t’i bashkohen Francës.
Fillon nesër (1 mars) muaji i shenjtë i Ramazanit për të gjithë besimtarët myslimanë. Kryetari…
Kryeministri Edi Rama, në rubrikën e tij “Sym’Sy” në Facebook, teksa iu përgjigj një komentuesi…
Ky fund shkurti dhe prag pranvere në Kukës, që përkon edhe me fundin e dimrit…
Nënshkruhet marrëveshja mes “TEDA Tiranë” dhe “H.A.P.I Advanced Technologies LTD”, një investim ky mjaft i…
Euroliga u rikthye pas dy javësh ndërprerje për shkak të ndeshjeve të ekipeve kombëtare dhe…
Për ditën e sotme (28 shkurt) moti do të vijojë të jetë i paqëndrueshëm me…
This website uses cookies.