Henry trajneri i Francës? Ja çfarë thotë presidenti i federatës
Pas finales së arritur nga Franca, e cila mundi 3-1 Egjiptin për të arritur në aktin e fundit të Lojërave Olimpike të Parisit, Presidenti i Federatës Franceze të Futbollit (FFF) Philippe Diallo u pyet nëse ka ndonjë mundësi që trajneri i skuadrës olimpike, Thierry Henry, të bëhet trajneri i ri i kombëtares së madhe, pasi Didier Deschamps përfundoi në qendër të kritikave pas një kampionat evropian që konsiderohet zhgënjyes nga shumica e francezëve.
Duke iu përgjigjur temës në mikrofonat e RMC Sport, numri 1 i Federatës nuk e mbylli derën: “Kur emërova Thierry Henry-n në këtë post, dikush kishte dyshime për të duke pasur parasysh atë që kishte bërë më parë në stol. Por unë kisha besim dhe ai po tregon se kam pasur të drejtë.
Henry trajner i kombëtares? Fillimisht të fitojmë medaljen e artë në Olimpiadë më pas e pret Kampionati Europian U21 në vitin 2025. Do të ketë këtë sfidë të re për t’u përballur, çdo hap duhet të përfundojë së pari, përpara se të flasim për ndonjë gjë tjetër”.