DASH kërkon që Kosova dhe Serbia t’i rikthehen dialogut të ndërmjetësuar nga BE për zgjidhjen e problemeve mes tyre. Gjatë një konference për mediat, zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Matthew Miller tha se SHBA e konsideron veprimin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti të njëanshëm lidhur me heqjen e dinarit, por shtoi se nuk do të specifikojë asnjë hap që do të ndërmarrë SHBA nëse kërkesa e saj nuk dëgjohet nga autoritetet në Kosovë.
“Ne do të vazhdojmë të angazhohemi në diplomaci për të zgjidhur këtë çështje dhe ne duam që të dyja palët të kthehen në dialogun e lehtësuar nga BE. Dhe përtej kësaj, nuk dua të parashikoj ndonjë hap specifik nga këtu”, tha Miller.
I pyetur nëse Sekretari Blinken gjatë vizitës në Tiranë do e diskutojë këtë çështje me kryeministrin Edi Rama për t’i përcjellë më pas mesazhin Kurtit, zëdhënësi i DASH tha se kjo nuk i takon atij ta thotë.
“Çfarëdo që Sekretari do t’i thotë kryeministrit, mendoj se do të pres dhe do ta lë ta thotë privatisht me ta. Ai ka një konferencë shtypi në Shqipëri më pas, ku do të flasë për atë takim”, tha Miller.
SHBA e ka konsideruar vendimin e Kosovës për heqjen e dinarit si të njëanshëm dhe ka kërkuar shtyrjen e saj, por kryeministri Albin Kurti tha se vendimi nuk mund të kthehet pas pasi qeveria nuk ndërhyn në zbatimin e rregullores së vendosur nga Banka Qendrore e Kosovës, e cila prej 1 shkurtit ndaloi përdorimin e dinarit serb.
Në pritje të 90’ të fundit të takimeve të vlefshme për fazën e parë të…
Këshilli Drejtues i RTSH vendosi të shtyjë seancën për paraqitjen e platformave të kandidatëve për…
Krahas zgjerimit të shërbimeve ambulatore, Poliliklinika e rikonstruktuar tashmë ndihmon edhe vetë Spitalin Rajonal, pasi…
Suksesi i kapitenit të Vllaznisë Bekim Balaj me fitimin e tre trofeve të ceremonisë Gala…
Kjo e enjte ka rikthyer reshjet e dëborës në lartësitë mbi 800 meter në nivelin…
Të rinjtë e Klubi Studentor “Fryma e Natyrës” veprimtarinë e parë ia kushtuan ligatinave, në…
This website uses cookies.