Heqja e dinarit, Këshilli i Sigurimit të OKB seancë të jashtëzakonshme për Kosovës
Këshilli i Sigurimit të OKB-së do të zhvillojë sot (7 shkurt) një seancë të jashtëzakonshme për Kosovës me kërkesë të Serbisë lidhur me vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për heqjen e dinarit serb nga pagesat me para në dorë dhe vendosen e transaksioneve vetëm në euro.
Lajmi për mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së u dha nga ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç i cili tha për RTS se seanca do të mbahet në orën 21:00 me orën e Serbisë.
Serbia kërkoi një seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit në përgjigje të vendimit të qeverisë së Kosovës për të miratuar euron për transaksionet e pagesave me para në dorë, duke eliminuar dinarin serb.
Më 1 shkurt, Kosova miratoi euron për transaksionet e pagesave me para në dorë. Banka Qendrore e shpalli vendimin më 18 janar, duke thënë se monedhat e tjera përveç euros mund të përdoren në Kosovë vetëm për ruajtje fizike ose llogari bankare.
Këto vendime u kritikuan nga SHBA dhe BE duke i cilësuar “të nxituara dhe se do të rrisin tensionet etnike ne Kosovë”.