Categories: LajmeRajoni

Heqja e dinarit, Këshilli i Sigurimit të OKB seancë të jashtëzakonshme për Kosovës

Këshilli i Sigurimit të OKB-së do të zhvillojë sot (7 shkurt) një seancë të jashtëzakonshme për Kosovës me kërkesë të Serbisë lidhur me vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për heqjen e dinarit serb nga pagesat me para në dorë dhe vendosen e transaksioneve vetëm në euro.

Lajmi për mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së u dha nga ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç i cili tha për RTS se seanca do të mbahet në orën 21:00 me orën e Serbisë.

Serbia kërkoi një seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit në përgjigje të vendimit të qeverisë së Kosovës për të miratuar euron për transaksionet e pagesave me para në dorë, duke eliminuar dinarin serb.

Më 1 shkurt, Kosova miratoi euron për transaksionet e pagesave me para në dorë. Banka Qendrore e shpalli vendimin më 18 janar, duke thënë se monedhat e tjera përveç euros mund të përdoren në Kosovë vetëm për ruajtje fizike ose llogari bankare.

Këto vendime u kritikuan nga SHBA dhe BE duke i cilësuar “të nxituara dhe se do të rrisin tensionet etnike ne Kosovë”.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Gol dhe asist për Salah, arrin rekordin e Mesit

Liverpool fitoi 2-0 ndaj Manchester Cityt në ndeshjen e javës së 26-të të Premier League,…

4 hours ago

Lara Colturi e mbyll fundjavën në vendin e 13-të

Lara Colturi e ka mbyllur fundjavën në Sestriere në vendin e 13-të në Sllallomin e…

4 hours ago

Shqipëria fiton ndaj Austrisë në Vjenë

Shqipëria në basketboll për meshkuj ka fituar ndeshjen e fundit në grupin C ndaj Austrisë…

4 hours ago

Moti- Dita e sotme me alternime vranësirash dhe reshje të pakta

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti…

5 hours ago

Zgjedhjet në Gjermani, Merz premton negociata të shpejta për koalicionin qeverisës

Friedrich Merz, i cili udhëhoqi Unionin e tij Kristian Demokrat të qendrës së djathtë (CDU)…

5 hours ago

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

21 hours ago

This website uses cookies.