Heqja e dinarit, Osmani: Aleatët i duhen Kosovës, s’kishte pse krijohej përplasje për këtë çështje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë e Kosovës i duhen aleatët, pasi nuk mund të ecë e vetme përpara. Ky bashkëpunim tha Osmani bëhet edhe më i domosdoshëm kur Kosova ka si fqinj një shtet që “kërkon t’i gllabërojë territorin”.

“Në kufi e kemi një shtet që çdo ditë synon agresionin ndaj Kosovës, që çdo ditë synon gllabërimin e territorit tonë, që çdo ditë synon edhe sot 25 vjet pas lufte, vrasjen e qytetarëve tonë siç e pamë edhe me vrasjen e heroit Afrim Bunjaku. Në këto sfida, neve na duhen aleatët tonë, neve na duhen partnerët tonë. Pra, jo vetëm si shenjë falënderimi për atë që kanë bërë në të kaluarën, por edhe si vizion për atë se çka na duhet në të ardhmen. Kosova nuk mundet të ecë përpara vetë. Në fakt as një shtet në botë s’mund të ecë vetë”, tha Osmani në një deklaratë për mediat.

Lidhur me heqjen e dinarit dhe përdorimin e euros si valutë e vetme, Osmani tha se kjo çështje ishte lehtësisht e zgjidhshme brenda vendit dhe nuk kishte pse kthej në një çështje përplasje me aleatët.

“Askush nuk ka kërkuar që të mos zbatohet rregullorja e BQK apo të shfuqizohet ajo, e tëra që po kërkohet  që të  ndërtohet një plan tranzicioni që i merr parasysh nevojat e qytetareve të rëndom, të rinj e të moshuar, që marrin edhe ndihmë financiare nga Serbia nëpërmjet pensioneve. Kjo çështje mund të zgjidhet këtu në Kosovë, në fakt nuk është dashur të bëhet çështje fare se nuk është dashur të krijohet si përplasje me aleatet tanë fare”, u shpreh Osmani.

Çështja e ndalimit të dinarit serb ka tendosur marrëdhëniet mes Kosovës dhe BE e SHBA-së, të cilët kanë kërkuar shtyrje të zbatimit të rregullores së Bankës Qendrore.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.