Heqja e dinarit serb, Presidentja Osmani: Po diskutohen disa opsione! Kushtetuta kërkon të kemi vetëm një valutë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur për Rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës, që nga 1 shkurti vendosi të përjashtojë nga qarkullimi dinarin serb.
Në një prononcim për mediat, Osmani deklaroi se janë duke u diskutuar një sërë opsionesh për vendimin e BQK-së.
Ajo tha se sa i përket zbatimit në praktikë janë duke u diskutuar një sërë opsionesh që në njërën anë do të respektohej neni 11 i Kushtetutës së Kosovës, por në anën tjetër do të lë një kohë për informimin e qytetarëve në veri në mënyrë që të zbatohet pa problem dhe me përkrahjen e shteteve aleate.
“Sa i përket dinarit, dje me zotin Lajçak nuk kemi arritur ta diskutojmë këtë se kemi pasur shume tema për dialogun… Neni 11 i Kushtetutës kërkon që Kosova në qarkullim dhe përdorim ta ketë vetëm një valutë. Është për keqardhje që kjo nuk është zbatuar deri tani ashtu siç e kërkon Kushtetuta.
Sipas saj, për secilën çështje që ka të bëjë me veriun e Kosovës, shtrirjen e sovranitetit dhe sigurinë e shtetit sa herë që aleatët i kanë në krahë tejkalohen edhe sfidat.
“Një shembull i tillë është edhe çështja e targave… Ky është problem i ngjashëm…”, tha ajo, duke shtuar se edhe në rastin e targave çështja kishte të bënte me mbrojtjen e sovranitetit dhe kushtetutshmërisë por sipas saj nganjëherë nga aspekti teknik deri në realizim mund të marrë më shumë se një muaj ose dy muaj“
Do të ketë një dakordim këto dy ditë dhe do të kemi edhe deklarata publike… Jam për atë që zbatimi të jetë i plotë dhe jo veç në letër dhe për të pasur zbatim të plotë na duhet edhe përkrahja e aleatëve në mënyrë që të kemi qëndrueshmëri… mund të bëhet edhe njëra edhe tjetra…”, tha ajo.