basha 21
Partia Demokratike ka reaguar për vendimin e sotëm (21 dhjetor) të Kuvendit për heqjen e imunitetit të ish-kryeministrit Sali Berisha, duke i hapur rrugë SPAK për shtrëngimin e masës së sigurisë ndaj tij.
Deputetët e PD-së munguan në seancën e sotme në Kuvend dhe këtë fakt e argumentuan se shkak ishte mosfunksionimi normal i Parlamentit.
PD theksoi se nuk do të bëhen kurrë pjesë e skenarëve të dyshes Rama-Berisha.
“Deputetët e Partisë Demokratike mbeten të vendosur në mbështetjen e SPAK-ut dhe heqjen e imunitetit të çdo personi që është kërkuar nga drejtësia. Ky është një standard i vendosur dhe do të ndiqet gjithmonë nga PD-ja dhe deputetët e saj.
Mosfunksionimi normal i seancave parlamentare pamundësoi sot pjesëmarrjen dhe votimin e grupit parlamentar të PD-së pro heqjes së imunitetit për deputetin Sali Berisha.
Deputetët e PD-së nuk do të behen kurrë pjesë e skenarëve të përgatitur nga Edi Rama dhe Sali Berisha për t’i përdorur si argument për t’i ikur drejtësisë. Ata bënë gjithçka për të bllokuar dhe defunksionalizuar drejtësinë, por nuk ia dolën.
Shfaqja e shëmtuar që dyshja Rama-Berisha u ofron çdo të enjte shqiptarëve, mungesa e debatit dhe bllokimi i jetës parlamentare, janë akte që i shërbejnë një qeverie të dështuar dhe një segmenti opozitar, të cilët, së bashku përpiqen t’i fshihen drejtësisë”, thuhet në deklaratën e Partisë Demokratike.
PD-ja shprehu mbështetjen ndaj SPAK-ut dhe “hetimeve të thella, të drejta dhe të paanshme për të gjjthë ata qeveritarë apo ish-qeveritarë që kanë shpërdoruar besimin e shqiptarëve dhe kanë përvetësuar pasuritë e tyre”.
Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…
Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…
Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…
Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…
Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…
Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…
This website uses cookies.