Herbert: Të gjithë kanë humbur nga aksidenti i Schumacher-it

70877c3e09fb4176b2c5dfdcdac6dd99

70877c3e09fb4176b2c5dfdcdac6dd99

Johnny Herbert nuk ka fshehur hidhërimin për atë që i ka ndodhur Michael Schumacher-it në dhjetorin e 2013-ës. Legjenda e Formulës 1 që prej atij aksidenti nuk është shfaqur më në publik dhe sipas familjarëve mësohet se ndiqet 24 orë në 24 nga një staf i specializuar mjekësh dhe infermierësh.

“Kemi humbur një mega yll të sportit tonë, i cili u ka dhënë aq shumë gëzim me garat e tij miliona tifozëve”, tha Herbert për “CasinoSite.nl”. “Më vjen shumë keq që Mick nuk ka pranë babain e tij tani që po mundohet që të futet në botën e Formula 1. Mungesa e Michael është një humbje e madhe për të gjithë komunitetin. Të gjithë kanë humbur nga mungesa e tij”, tha Herbert.

Schumacher është piloti më i spikatur i Formula 1 duke fituar titullin kampion në vitet 1994, 1995, 2000, 2001, 2002, 2003 dhe 2004. Ai gjithashtu ka regjistruar 71 xhiro të shpejta dhe 155 podiume gjatë karrierës të tij epike.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.