Kur pritet që Vllaznia të ofronte të tjetër futbollist në merkaton e janarit, FIFA ka bllokuar sërish shkodranët .
Në faqen e saj FIFA ka publikuar buletinin e saj zyrtar, ku listohen klubet me merkato të bllokuar për tre sezone transferimesh.
Mes tyre figuron sërish emri i kuqebluve.
Mësohet se futbollisti, i cili ka bllokuar aktualisht merkaton e shkodranëve, pasi ndaj tij ka detyrime të pa shlyera është mesfushori Elvedin Heric. Boshnjaku ishte pjesë Vllaznisë para dy sezoneve.
Kjo problematikë vjen pas asaj të fillimit të janarit, ku dy lojtarët që bllokuan merkaton ishin Vulaj dhe Boshjnaku.
Drejtuesit e Vllaznisë kanë gati afrimet e radhës në skuadër, por më parë duhet të zhbllokojnë merkaton për herë të dytë brenda një kohe të shkurtër. Sa i takon merkatos, mësohet se mes Da Silvas dhe klubit ka pasur bisedime dhe pritet që gjithçka të konkretizohet sot me firmosjen e kontratës.
Sulmuesi 30-vjeçar ka luajtur për Vllazninë gjatë sezoneve 2020-2022. Braziliani ka kualitet dhe eksperiencë, ndaj dhe do të ishte një alternativë e mirë për trajnerin Brdariç për të përballuar pjesën e mbetur të sezonit, ku pretendimet janë madhore.
Shkodranët ndërkohë kërkojnë të forcojnë edhe mbrojtjen, ose më saktë qendrën e saj. Klubi kuqeblu interesohet për Nehar Sadikin, i cili në Superiore ka luajtur me Erzenin, ndërsa eksperiencën e fundit e ka pasur në futbollin rus.
Nëse do të ketë një marrëveshje edhe me Sadikin, atëherë me shumë gjasa nga grupi aktual do të ketë ndonjë largim nga mbrojtësit e qendrës.
Katër fitore, 2 barazime dhe 4 humbje. Ky është bilanci i Sergio Conceiçaos në Serie…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin perëndimor të Gjermanisë, Mannheim, ku një automjet ka…
Një ditë pasi liderët evropianë mbështetën Ukrainën në samitin e Londrës, që erdhi pas përplasjes…
Në qytetin e Augsburgut, një nga rajonet e Gjermanisë, jetojnë mbi 300 mijë qytetarë, mes…
Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore mbi Luigj Gurakuqin, 100 vjet pas…
Një 46-vjeçar me rrezikshmëri të lartë shoqërore, me precedentë për vrasje dhe në kërkim për…
This website uses cookies.