Shefi i Neurologjisë në QSUT, Artur Xhumari, në një intervistë për “Mirëmëngjesi Shqipëri” u shpreh se dhembja e këmbës që nis nga mesi dhe përfundon në majat e gishtave, është hernie diskale.
Xhumari bëri me dije se në 7-80% të rasteve, kjo hernie kalon vetë, ndërsa ka dhe një 20% në të cilën nevojitet ndërhyrja kirurgjikale.
“Shumica e rasteve, kur themi një dhembje këmbe që fillon nga mesi dhe përfundon te maja e gishtave, është hernie diskale.
Disku është një si kuzhinietë mes dy rruazave që ka kurrizi jonë, që kur del nga vetja krijon hernien.
70-80% të rasteve shkaktohet vetë. Ka një 20% ku hernia ka qenë shumë e madhe, nuk ka arritur të thahet sa duhet, kanali ku kalojnë nervat është i vogël, gjëra që bëjnë që nuk shërohet me kalimin e kohës dhe duhet operacioni”, u shpreh Xhumari.
Ky i fundit theksoi se një prej shenjave të hernies diskale, është dhembja e mesit.
“Keqpërdorimi i kurrizit, shkaktari kryesor. Nëse përkulemi për të marrë diçka dhe e ngremë peshë me kurriz, shkakton dhembje, e vrasim dhe shkaqet që të bëjë hernie janë më të mëdha.
Hernia kur del nga disku nuk rikthehet pas. Ne kurojmë dhembjen me qetësues. Nëse pas 2-3 muajsh kjo dhembje nuk kalon, atëherë bëjmë operacion, dhe heqim hernien që doli dhe s’është në vendin e vetë.
Koha kur duhet bërë kjo punë është kur dhembja kthehet në pengesë në jetën e përditshme”, u shpreh ai.
Pyetur mbi pasojat që mund të ketë ndërhyrja kirurgjikale, Xhumari u shpreh se shanset që dikush mund të mbetet i paralizuar janë të vogla, por reale.
“Janë shumë të vogla shanset, por janë reale. Jo nga nervi shiatik, por hernia, e cila nëse del shumë e madhe, vret shumë nerva.
Dhe kur vriten shumë nerva ndodh paraliza e të dy këmbëve, shoqëruar me paraliza të urinimit dhe mpirje nga mesi e poshtë.
Kur del një hernie e vogël në cep, jep një dhembje që durohet, por kur del hernie e madhe, bën dëm të madh”, theksoi Xhumari.
Kreu i grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi është paditur për shpifja nga ish-drejtori i…
Sot ajo që njihet si shkalla e parë e kontrollit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në…
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, ish-ministri i Mbrojtjes, Joav Galant dhe lideri i Hamasit, Mohamed…
Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani do të jetë mbrëmjen e së premtes…
Veprimtaria e Ceremonisë së Diplomimit të Universitetit “Luigj Gurakuqi” vijoi traditën e organizimit edhe këtë…
Fundvjeshta solli prurje të reja artistike në Shkodër. 15 artistë të qytetit si: Adnan Kastrati,…
This website uses cookies.