Categories: Lajme

Heronjtë e vërtetë të misioneve të pamundura

Tom Cruise nuk e thotë, por puna e tij në sagën Mission: Impossible, është ajo e ushtarit që sulmon. I takon atij – dhe ekipit të tij – të zgjidhë rastet e pamundura duke kapur, shkatërruar dhe, nëse është e nevojshme, shfarosur armikun dhe duke penguar planet e tyre të liga. Por në realitet kush duhet të luftojë në kufijtë e rrezikut? Në luftëra, shpesh u takon burrave, ushtarëve apo vullnetarëve normalë, të cilët fati i shndërron në heronj mbinjerëzorë. Ndonjëherë janë edhe në gjendje të kthehen nga misione vetëvrasëse. Ja, pra, cilët janë heronjtë e misioneve reale të pamundura të realizuara gjatë Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore.

Lufta e Madhe

Në Evropën e Luftës së Madhe, dhjetëra mijëra vdiqën për të pushtuar një pëllëmbë tokë, në sulme absurde, midis telave me gjemba dhe fushave të minuara, kundër pozicioneve dhe llogoreve të pajisura me mitralozë. Dukej se nuk kishte asnjë mënyrë tjetër për të zhvilluar këtë luftë pozicionale përveçse me Materialschlacht (“beteja e materialeve”) njëra pas tjetrës, duke thyer ngërçin me epërsinë e municioneve dhe eksplozivëve. Në thelb, sulmet e shekullit të nëntëmbëdhjetë me armë të shekullit të njëzetë: taktikat dhe mentaliteti i gjeneralëve nuk ishin përshtatur ende me përparimin teknologjik dhe kjo shkaktoi një çekuilibër të thellë midis zjarrit dhe lëvizjes, duke lejuar një ushtar që mbronte, të vriste më shumë njerëz me më pak përpjekje.

Misionet vetëvrasëse

Për ata që sulmonin, më shumë se një mision i pamundur, një mision vetëvrasës. Megjithatë, që në vitet e para të luftës, dikush e vuri mendjen në punë për të gjetur zgjidhje alternative; nuhatjen e patën francezët, por të parët që i zbatuan në shkallë të gjerë ishin gjermanët, në betejën e Rigës, në frontin lindor kundër rusëve, në shtator 1917. Taktika e re parashikonte një bombardim intensiv fillestar, për të reduktuar efektivitetin e artilerisë së mbrojtësve dhe moslejimin e fluksit të rezervave në sektorin e kërcënuar – mundësisht komandë, bateri ose komunikime – mbi të cilin derdhej këmbësoria, jo më në valë, por në grupe të vogla.

Dhe shumë shpejt zgjidhja me grupe të vogla u përshtat në çdo ushtri. Gjermanët krijuan Stosstruppen, ose Sturmtruppen, të cilat me Rommelin arritën suksesin maksimal duke u infiltruar në frontin italian në Caporetto dhe duke filluar shkatërrimin e ushtrive të Cadornas. Por edhe italianët reaguan në kohë, duke ngritur të ashtuquajturat kompani të vdekjes të trajnuara për të prerë telat me gjemba dhe për të lejuar përparimin e pjesës më të madhe të trupave.

Forcat speciale të Luftës së Dytë Botërore

Por ishte konflikti më i madh që gjeneroi numrin më të madh të forcave speciale. Skenari është ai i Luftës së Dytë Botërore, ku protagonistët e parë të misioneve të pamundura ishin britanikët dhe italianët. Britanikët e ngritën problemin gjatë tërheqjes nga Dunkirku në qershor 1940; memorandumi i hartuar nga nënkoloneli Dudley Clarke për ngritjen e njësive sulmuese, Komando, tërhoqi vëmendjen e kryeministrit Churchill, i cili e miratoi me entuziazëm.

Dhe nuk ishte rastësi që ata ishin protagonistët e nismës; Clarke ishte një afrikano-jugor dhe Churchill kishte qenë i burgosur i komandove Boer në rininë e tij. Një fazë e re filloi në historinë e trupave speciale: jo më njësi të rastësishme ad hoc, por një institucion i përhershëm që forcat e armatosura të të gjitha vendeve e adaptuan gradualisht. Clarke zgjodhi përsosmërinë e trupave të Ushtrisë Britanike: burra “të fortë, të aftë në not dhe mjaft imunë ndaj turbullirave të detit”, të pajisur me “guxim, qëndrueshmëri fizike, shpirt iniciative dhe zgjuarsi; dinamizëm, saktësi në të shtëna, vetëbesim dhe një shpirt luftarak agresiv”.

Operacioni Chariot

Shkurt, super luftëtarë, të cilët në shkurtin e ardhshëm u strukturuan në një seri komandosh prej mbi 300 burrash, numri maksimal i personelit që mund të grumbullohej në një palë mjete detare. Ndër bëmat e tyre më të paharrueshme, spikat operacioni Chariot kundër portit të Shën Nazaire, në të cilin shkatërruan të vetmin dok të thatë në dispozicion të gjermanëve në Atlantik.

Rangers-at amerikanë

Amerikanët filluan të formojnë njësi speciale një vit më vonë. Clarke i tyre quhej William Orlando Darby, krijuesi dhe komandanti i Batalionit të Parë Rangers. Të parët që u përballën me ta ishin italianët, në Afrikë; Rangers befasuan natën një njësi bluzash të zeza dhe që atëherë komandanti fitoi pseudonimin Mortenera.

Gjashtë batalionet e U.S. Army Rangers janë përgjegjës për shumë nga ndërmarrjet më të rrezikshme të nisura, në të gjitha frontet, nga Shtetet e Bashkuara gjatë Luftës së Dytë Botërore. Regjimenti aktual i 75-të i Rangers ka mbajtur moton e tyre, “Rangers prijnë rrugën”, ose “Rangers, tregojnë rrugën”, që e përdori për herë të parë në plazhin Omaha gjatë zbarkimeve në Normandi më 6 qershor 1944.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Çfarë ndodh në trupin tonë kur qëndrojmë shumë kohë ulur?

Është një nga veprimet më të natyrshme që bëjmë çdo ditë të ulemi dhe të…

7 minutes ago

Fshati anglez që ka lidhje me pesë presidentë amerikanë

"John Adams? Fat të mirë!" Kjo është lmënyra e të folurit nga Mbreti George në…

10 minutes ago

Sot është “e hëna blu” dita më dëshpëruese e vitit

Sot, më 20 janar, shënohet “e hëna blu,” e njohur si dita më dëshpëruese e…

12 minutes ago

PD akuzon PS për propagandë zgjedhore, mosdakordësi edhe për kalendarin

Gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve nuk u arrit dakordësia për miratimin e kalendarit të…

16 minutes ago

Pak orë nga lënia e Presidencës, Biden lëshon falje për Milley, Fauci dhe anëtarët e komitetit të 6 janarit

Pak orë para përfundimit të Presidencës së tij në SHBA, Joe Biden ka lëshuar disa…

18 minutes ago

Deklarata e Trump, TikTok rikthen shërbimin në SHBA pas mbylljes 14-orëshe

TikTok duket se do të kthehet në internet vetëm disa orë pasi Presidenti i sapozgjedhur, Donald Trump…

22 minutes ago

This website uses cookies.