Hetimet ndaj tij, Berisha: Proces tmerrësisht politik

berish

berish

Ish-kryeministri Sali Berisha, edhe njëherë, e ka konsideruar politik procesin gjyqësorë ndaj tij, ku po hetohet për korrupsion pasiv për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”.

Në një komunikim me qytetarët në Facebook, Berisha akuzoi se kryeministrin Edi Rama për ndikim në sistemin e drejtësisë.

Siç jeni informuar, në një akt të paprecedent në ndonjë vend tjetër, kryetari i opozitës vihet nën sanksione nga gjykatëse e lidhur direkt me Edi Ramën dhe skapistë të kontrolluar plotësisht prej tij, si në asnjë vend tjetër dhe si kurrë ndonjëherë në Shqipëri, vihet në sanksione pa autorizimin e parlamentit. Edi Rama, Kushtetutën e zbaton për miqtë e tij, për deputetët e tij, dhe jo për deputetët e opozitës që i ka armiq në konceptet e tij mjerane. Pra, një nen i Kushtetutës që vlen për hajdutë si Alqi Ballako, trafikantë si Saimir Tahiri, nuk mund të vlejë për kryetarin e opozitës, Sali Berishën. Kjo demonstron në mënyrën më flagrante karakterin tmerrësisht politik të këtij procesi të ndërmarrë nga Edi Rama me frikën e tmerrshme se opozita nisi 10 ditë më parë në parlament, betejën pa kthim”, tha Berisha.

Berishës i është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit”. Kujtojmë se në seancat e zhvilluara ndaj tij në GJKKO Berisha nuk ka qenë i pranishëm, duke i konsideruar masat e sigurisë ndaj tij në shkelke të Kushtetutës.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.