Hetimet për CEZ/DIA, Meta në SPAK: Telenovelë, u rihap nga një kallëzues i rremë
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është paraqitur këtë të mërkurë (8 nëntor) në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Meta është paraqitur në SPAK lidhje me hetimet për aferën CEZ-DIA. Këtë gjë e ka bërë me dije vetë kreu i PL-së, i cili në një deklaratë për media, u shpreh se kjo është një telenovelë që është gjykuar nja dy herë dhe është rihapur në 2019.
“Është një telenovelë, që është e gjykuar nja dy herë, dhe është rihapur në dhjetor të 2029 nga një kallëzues i rremë që është dënuar dy herë nga gjykata për shpifje dhe dhunë në familje”, tha Meta.