Lajme

Hetimi i krimeve zgjedhore, Çela: Bashkëpunim me KQZ-në për një plan masash

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilirjan Celibashi, dhe kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, Olsian Çela kanë zhvilluar një takim për të diskutuar mbi mbarëvajtjen e zgjedhjeve dhe përmirësimin e bashkëpunimit institucional në hetimin e krimeve zgjedhore për procesin elektoral të 11 majit 2025.

Çela theksoi se, megjithë sukseset e arritura në luftën kundër krimeve zgjedhore, ka ende shumë hapësirë për përmirësime. Ai shtoi se është e rëndësishme që të maksimizohen kapacitetet njerëzore dhe teknike të institucioneve për të garantuar një hetim efikas dhe të shpejtë të çdo shkeljeje që mund të ndodhë gjatë procesit zgjedhor.

“Sa herë ndeshemi me fenomene të krimit në këtë fushë ka shumë për të bërë dhe për t’u bërë edhe më mirë. Do bëjmë maksimumin për hetimin e krimeve zgjedhore. Ka raste të suksesit por ka edhe gjëra që nuk kanë shkuar mirë. Ajo që ne po përpiqemi është të realizojmë ndërveprimin institucional që maksimizojnë kapacitetet tona njerëzore edhe teknike për t’ju përgjigjur sfidave që paraqiten gjatë gjithë procesit elektoral në hetimin e krimeve zgjedhore. Kemi vendosur të marrim një sërë veprimesh, që synojnë në rritjen e eficencës mes institucioneve. Të mundësojmë një përgjigje efikase ndaj fenomenit të krimeve zgjedhore”, tha Çela.

Çela tha se kjo iniciativë ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit dhe ndërveprimit mes KQZ-së dhe Prokurorisë së Përgjithshme, duke siguruar një përgjigje të menjëhershme dhe në kohë reale ndaj çdo sinjalizimi për shkelje të mundshme që përbëjnë vepra penale.

“Gjatë takimit me Celibashin kemi objektiv të rrisim eficencën mes ndërveprimit të KQZ dhe Prokurorisë së Përgjithshme, por ajo që synojmë është transmetimi i shpejtë i informacionit dhe përgjigja të jetë në kohë reale ndaj çdo sinjalizimi për çdo shkelje që kanë të bëjnë me procesin elektorale dhe që përbejnë vepër penale. Çdo masë që do të merret do të jetë brenda kuadrit ligjor, jemi në moment të fundit të hartimit të një sërë masash, po bashkëveprojnë edhe me Policinë e Shtetit masa gjithëpërfshirëse maksimizim i kapaciteteve njerëzore dhe fizike”, përfundoi ai.

Këto takime zhvillohen në kuadër të përpjekjeve për të rritur transparencën dhe sigurinë në procesin zgjedhor, duke mundësuar që çdo krim zgjedhor të hetohet dhe ndiqet penalisht pa vonesë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Beci: Votë masive për vijëmësinë/Drejtuesi politik i PS-së dhe kandidatët për deputetë tek blloku i pallateve “Isuf Sokoli”

Blloku i pallateve në rrugën “Isuf Sokoli” ka qënë ndalesa e radhës e kandiatëve të…

7 hours ago

Mehmeti: Po hidhet “asfalt elektoral”/Kandidatja e PD- ASHM: Rruga që ndërtohet sot për votën, do shkatërrohet nesër

Si kandidate e Partisë Demokratike për zonën e Anës së Malit dhe si bijë e…

8 hours ago

Festë për punëtorët dhe lule për qytetin/1 Maji krijoi atmosferë dhe gjallëri në rrugët e Shkodrës

Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve ishte një kombinim mes festës, kujtesës historike dhe pranisë së vizitorëve…

8 hours ago

Shkodrani që i dha Jazz-in Shqipërisë/Gaspër Çurçia solli një frymë të re muzikore gjatë viteve të zymta të vendit

Shkodra është qyteti që i ka dhënë vendit jo vetëm zërat më të bukur, por…

8 hours ago

Maturantët votojnë për herë të parë/Program edukimi në shkollat e Shkodrës për zgjedhjet

Maturantët që kanë mbushur 18 vjeç dhe do të ushtrojnë të drejtën e votës për…

9 hours ago

Masat parandaluese ndaj zjarreve/ Shkodër bashkëpunim me zjarrfikësit dhe bashkitë për menaxhimin e rrezikut

Me afrimin e sezonit të veror, ADZM Shkodër ka marrë masa konkrete për parandalimin e…

9 hours ago