Mbledhja e 15 prillit e komisionit hetimor të sistemit TIMS u zhvillua me debate të forta, ku në fund PS vendosi të largohej nga mbledhja. Kryetari i këtij komisionit Ervin Salianji akuzoi mazhorancës se “kërkon të bllokojë punën e këtij komisioni dhe ka gjera për të fshehur”.
Për mazhorancën është e kundërta, është opozita që shkel ligjet në komisionin hetimor të sistemit TIMS. Nënkryetari i komisionit TIMS, Toni Gogu tha se largimi i mazhorancës nga mbledhje “ishte e dhimbshme”, por u gjet e detyruar në kushtet kur “opozita po shkel ligjet duke akuzuar dhe shpallur fajtor”, ndërkohë që e drejta e komisionit hetimor është vetëm të votojë kërkesat për informacion dhe të përcaktojë planin e hetimit.
“Neve na dhëmb shkelja e ligjit. Barku iu dhëmb të helmuarve nga paligjshmëria. Dje u larguam me dhimbje nga Komisioni Hetimor për trajtimin e të dhënave TIMS. Në mbledhjen e djeshme ishim të shtrënguar që nga anëtarë të një Komisioni Hetimor, të bëheshim dëshmitarë sesi Ligji u shkel sistematikisht me injorancë si një gjë e pavlerë.
Ligji që duhet të respektonim për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore na ngarkon ne, ligjvënësve që: (cit.) “𝒕𝒆̈ 𝒉𝒆𝒕𝒐𝒋𝒎𝒆̈ 𝒑𝒆̈𝒓𝒎𝒆𝒔 𝒗𝒆𝒑𝒓𝒊𝒎𝒆𝒗𝒆 𝒑𝒓𝒐𝒄𝒆𝒅𝒖𝒓𝒊𝒂𝒍𝒆 𝒑𝒆̈𝒓 𝒕𝒆̈ 𝒔𝒒𝒂𝒓𝒖𝒂𝒓 𝒏𝒋𝒆̈ 𝒄̧𝒆̈𝒔𝒉𝒕𝒋𝒆 𝒕𝒆̈ 𝒗𝒆𝒄̧𝒂𝒏𝒕𝒆̈ (𝒏𝒆̈ 𝒓𝒂𝒔𝒕𝒊𝒏 𝒕𝒐𝒏𝒆̈, 𝒗𝒆𝒑𝒓𝒊𝒎𝒕𝒂𝒓𝒊𝒏𝒆̈ 𝒆 𝒊𝒏𝒔𝒕𝒊𝒕𝒖𝒄𝒊𝒐𝒏𝒆𝒗𝒆 𝒕𝒆̈ 𝒏𝒈𝒂𝒓𝒌𝒖𝒂𝒓𝒂 𝒑𝒆̈𝒓 𝒎𝒃𝒓𝒐𝒋𝒕𝒋𝒆𝒏 𝒆 𝒔𝒊𝒔𝒕𝒆𝒎𝒊𝒕 𝑻𝑰𝑴𝑺), 𝒑𝒐𝒓 𝒑𝒂 𝒎𝒂𝒓𝒓𝒆̈ 𝒕𝒆̈ 𝒑𝒂𝒏𝒅𝒆𝒉𝒖𝒓 𝒅𝒉𝒆 𝒑𝒂 𝒏𝒈𝒓𝒊𝒕𝒖𝒓 𝒂𝒌𝒖𝒛𝒆̈ 𝒑𝒆𝒏𝒂𝒍𝒆.”
Ligji nuk na autorizon të akuzojmë, ndaj sa herë që akuzojmë në vend që të hetojmë, ligji shkelet. Ligji nuk na autorizon të shpallim fajtorë, ndaj sa herë që shpallim të tillë pa bërë ende asnjë pyetje, ligji shkelet. Ne, ligjvënësit anëtarë të Komisionit Hetimor, në zbatim të ligjit për komisionet hetimore, ndihmohemi nga ekspertët ligjorë. Nga ata ekspertë ligjorë të Komisionit, që janë miratuar me shumicë të cilësuar. Ligji ngarkon ekspertët ligjorë për grumbullimin e informacionit dhe hartimin e Planit të Hetimit. Planin e Votimit ne e votojmë, dhe më pas e zbatojmë me përpikëri në thirrjen dhe pyetjen e dëshmitarëve dhe krerëve të institucioneve. Sipas Ligjit! Sa i paaftë apo në keqbesim duhet të jesh që të mos e kuptosh këtë?! Ne ligjvënësit anëtarë të Komisionit hetimor votojmë! Votojmë çdo kërkesë për informacion, votojmë planin e hetimit. Votojmë çdo ndryshim apo plotësim të këtij plani. Votimi është rregulli bazë në vendimmarrjen e një Komisioni (dhe jo vetëm). Nuk ka mënyrë tjetër për të marrë vendim!”, shkruan Gogu.
Gogu shprehet se anëtarëve të mazhorancës iu hoq e drejta për të votuar dhe marrë vendime dhe se kjo është bërë me keqdashje nga kryetari i komisionit Ervin Salianji.
“Ndaj kur kolegëve të Komisionit iu heq të drejtën për të votuar, se bën sikur nuk i dëgjon, apo bën sikur nuk i sheh, jo vetëm që shkel ligjin, por i heq edhe Komisionit mundësinë që të marrë Vendime. Sa i paaftë apo në keqdashje duhet të jesh që të mos e kuptosh këtë?! Të shohësh Kryetarin e një Komisioni Hetimor, që injoron hapur jo vetëm ligjin e Komisioneve Hetimore, por edhe ligjet e logjikës së thjeshtë njerëzore, duke mos ja nënshtruar vendimmarrjen votimit, e tejkalon dhimbjen për Ligjin e shkelur.
Të shohësh dikë që nga karrigia e ligjvënësit refuzon t’i nënshtrojë vendimmarrjet votimit dhe beson se demagogjia mund të zëvendësojë procedurën më elementare nga e cila buron çdo vendimmarrje, të bën të ndjehesh i keqardhur edhe për demagogjinë e konsumuar më kot. Komisioni është i detyruar nga Ligji që të votojë dhe miratojë me votë secilën kërkesë proceduriale, të përgatitur nga ekspertët që i ka propozuar vetë.
Në një situatë si ajo e drejtimit të çartur të Komisionit Hetimor për TIMS-in, jo vetëm që bëhesh dëshmitar i një shkeljeje ligjore, por edhe i një sjelljeje në keqbesim dhe keqdashëse. Më duhet të shpjegoj se kërkesat proceduriale për informacion që i dërgohen krerëve të institucioneve të rendit dhe sigurisë në republikën tonë, kanë nevojë të mbështeten me vendimmarrjen e deputetëve anëtarë te Komisionit. Për vendimmarrjen nevojitet Votim sipas Ligjit, sepse vendimet e Komisioneve Parlamentare, nuk janë si votimet e 5 mijë delegatëve, që votonin të ulur në 3 mijë karrige, e nga të cilat votime “merreshim vendime” të njoftuara e të zbardhura muaj të tërë përpara votimit. Secila Kërkesë Proceduriale për informacion meriton vëmendjen dhe votën e kolegëve deputetë. Dhe kur ia mohon këtë të drejtë të gjithë kolegëve, majtas e djathtas, jo vetëm që shkelet ligji, por nëpërkëmbet edhe inteligjenca e votuesve që presin të shohin rezultatet e hetimit parlamentar”, tha Gogu.
Nënkryetari i Komisionit hetimor për sistemin TIMS, Toni Gogu u shpreh se e gjithë kjo situatë bëhet për show politik dhe se PS do largohet nëse shikon se ligji shkelet si të ishte “bisht cigareje”.
“Për pak show politiko-mediatik, mund t’i qepesh edhe një batute të mjerë, thjesht sepse të ngjason me një shkop bejzbolli me të cilën mund t’u hakërrehesh kundërshtarëve politikë. Me batutë në gojë mund të shkelësh edhe Kodin e Eikës së Deputetit, por nuk zhbën dot procedurën parlamentare. Nuk zëvendëson dot votimin. Nuk ka batutë që të shpëton nga procedura ligjore.
Komisioni hetimor, është i vetmi instrument që mund të na udhëheqë drejt së të vërtetës objektive. Të paralizosh Komisionin Hetimor do të thotë minimumi të shkelmosh me arrogancë pritshmëritë e atyre që beson se të votojnë. Shkelja haptazi e ligjit, Rregullores së Kuvendit dhe Kodit të Etikës, për më tepër me një arrogancë, që sa kohë nuk buron dot nga vota, me sa duket merr frymëzim nga padija, na e bënte të pamundur vijimin e mbledhjes.
Ndaj dhe u larguam, nga ajo skenë e shëmtuar, ku ligji shkelet dhe komisioni hetimor paralizohet me vetëdije. Shpresojmë që Kryetari dhe kolegët opozitarë që kanë kërkuar të hetojnë, t’u kthehen pyetjeve dhe të lënë mënjanë deklaratat.
Të paktën deri në ditën që Komisioni mund të vendosë t’i thërrasë si dëshmitarë për aq shumë gjëra sa kanë deklaruar dhe pretendojnë se dinë. Atë ditë mund të deklarojnë gjerë e gjatë!
Deri atë ditë është mirë të pyesin dhe të dëgjojnë, pra të hetojnë. Dje u larguam, pasi me keqardhje konstatuam sesi ligji shkelej si të ishte bishti i një cigareje, që e ke ndezur sa për të kaluar mërzitjen apo sëkëlldinë e radhës. Shkelej me këmbë, me duar e me fjalë. U larguam sepse largimi ishte e vetmja mënyrë për të ndalur shkeljen e ligjit”, tha Gogu.
Gurët në veshka krijohen nga çrregullime në përqendrimin e kristaleve të urinës, që shkaktohen nga…
Filmi “Kthimi i ushtrisë së vdekur” me skenar dhe regji nga Dhimitër Anagnosti, ekranizim i…
Juliette Losardo, drejtoreshë e Ekspozitës së Tregut Botëror të Udhëtimit 2024 (World Travel Market London…
Një aksident me pasojë vdekjen e një 80-vjeçari është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin…
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan priti në Ankara Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte.…
Kabineti i sigurisë i Izraelit do të mblidhet këtë të martë (26 nëntor) për të…
This website uses cookies.