Bota

Hezbollah sulm me raketa, vriten katër ushtarë izraelitë dhe plagosen 58 të tjerë

Katër ushtarë janë vrarë dhe 58 kanë mbetur të plagosur si pasojë e një sulmi me dron që synonte një bazë ushtarake në veri të Izraelit. Lajmi u bë me dije nga Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF), sipas të cilave 7 ushtarë kanë mbetur të plagosur rëndë në sulmin në një bazë “në afërsi të Binyamina” – një qytet rreth 20 milje (33 km) në jug të Haifës.

Hezbollahu ka marrë përgjegjësinë për sulmin, për të cilin tha se kishte në shënjestër një kamp trajnimi të Brigadës Golani të IDF-së në zonë, e cila është e vendosur midis Tel Avivit dhe Haifës.

Sipas zyrës së medias të grupit të armatosur, ky sulm erdhi si kundëerpërgjigje e sulmeve izraelite në Libanin jugor dhe Bejrut.

Shërbimi izraelit i ambulancës, Magen David Adom (MDA), tha më herët se 61 persona ishin plagosur në sulm. Ai shtoi se 37 prej tyre ishin dërguar në tetë spitale rajonale, ose me ambulancë ose helikopter.

Në një deklaratë përpara se IDF të konfirmonte numrin e viktimave, MDA tha se krahas tre të plagosurve në gjendje kritike, 18 nga viktimat ishin në gjendje të moderuar, 31 pësuan lëndime të lehta dhe nëntë persona “vuanin nga ankthi”.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Berisha me ish-të përndjekurit politik: Dëmshpërblim të plotë brenda mandatit të parë qeverisës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…

1 day ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi i familjeve Meta dhe Kraja në sportin e atletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

1 day ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi I familjeve Meta dhe Kraja në sportin e ateletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

1 day ago

Turizmi në rritje në Malësi të Madhe – Marinaj: Bujtinat dhe njësitë akomoduese punojnë me kapacitet të plotë

Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…

1 day ago

Shpend të ngordhur në fshatin Trush – Zona është kthyer në vend për depozitimin e mbetjeve të ndryshme

Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat. Ky…

1 day ago

Shkolla shqipe në Angli – Prej 9 vitesh në Manchester, Erisa Isufaj ndërmori iniciativën e dobishme

Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Evropë,  ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe…

1 day ago

This website uses cookies.