Grupi i armatosur i Libanit, Hezbollah ka nisur një seri sulmesh me dronë dhe raketa në veri të Izraelit, ku 6 persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa njëri prej tyre mësohet se është në gjendje të rëndë.
Tensionet midis Hezbollahut dhe Izraelit janë përshkallëzuar që kur Tel Aviv vrau komandantin e lartë ushtarak Fouad Shukr në një sulm ajror në periferinë jugore të Bejrutit më 30 korrik. Ndërsa një ditë më pas u vra në Teheran edhe shefi politik i Hamasit, Ismail Haniyeh.
Irani dhe Hamasi akuzuan Izraelin për vrasjen e Haniyeh, ndërsa Tel Avivi ende nuk e ka konfirmuar apo mohuar përgjegjësinë e kësaj vrasjeje. Pak ditë më parë Hezbollahu paralajmëroi se do të hakmerret ashpër për vrasjen e komandantit të lartë nga Izraeli.
Gjithashtu bëhet e ditur se dronët janë nisur ndaj dy qendrave ushtarake pranë Acre në veri të Izraelit si dhe sulmoi një automjet ushtarak izraelit në një vend tjetër.
Nga ana e saj, ushtria izraelite tha se një numër dronësh u identifikuan duke kaluar nga Libani dhe një prej tyre është rrëzuar. Sipas autoriteteve izraelite gjashtë civilë janë plagosur në jug të qytetit bregdetar të Nahariyas.
Frika në Lindjen e Mesme rritet çdo ditë për zgjerimin e luftës pas paralajmërimeve të Hezbollahut për t’u hakmarrë për vrasjen e komandantit të Hezbollahut Fuad Shukr dhe thirrjeve të ashpra nga Irani për t’iu përgjigjur vrasjes në Teheran javën e kaluar të kreut të grupit terrorist të Hamasit.
Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…
Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…
Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…
Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…
Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…
Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…
This website uses cookies.