Është hedhur sot në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës shorti për raundin e parë kualifikues për Kampionatin Europian U-17 “Shqipëri 2025”.
Ky event madhor do të organizohet nga FSHF në bashkëpunim me UEFA-n në vendin tonë. Në short morën pjesë 54 skuadra së bashku me Shqipërinë që është vendi pritës i finaleve. Skuadrat u ndanë në 14-të grupe, 12-të grupe me nga katër skuadra dhe 2 grupe me nga tre skuadra. Shqipëria U-17 u pozicionua në Grupin 3 së bashku me Holandën, Kroacinë dhe Ishujt Faroe.
Të gjitha ndeshjet e raundit të parë të kualifikueseve do të luhen në periudhën korrik – nëntor të këtij viti, teksa në raundin e dytë do të kualifikohen 28 ekipe, pra vendi i parë dhe i dytë i çdo grupi. Edhe në raundin e dytë do të hidhet short nga UEFA, ku skuadrat do të ndahen në shtatë grupe me nga katër ekipe.
Pas përfundimit të ndeshjeve kualifikuese të raundit të dytë, shtatë vendet e para të çdo grupi do t’i bashkëngjiten Shqipërisë, që është e kualifikuar automatisht si vendi organizator.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…
Emisioni radhës “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…
Emisioni radhës “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…
Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…
Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat. Ky…
Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Evropë, ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe…
This website uses cookies.