Hidhet shorti për superligën U21/ Kuqeblutë e nisin me Partizanin.

u19
Trajneri Borshi optimist për skuadrën
Federata Shqiptare Futbollit ka hedhur shortin për Kampionatin Kombëtar të SuperligëS, kategoria U-21. Kuqeblutë e Vllaznisë që këtë sezon futbollistik drejtohen nga trajneri Ergi Borshi e nisin me një përballje të fortë, ku që në javën e parë ndeshen me Partizanin.Në pritje të startit të kampionatit që nis të mërkurën e ardhshme, Vllaznia U21 ka zhvilluar disa ndeshje miqësore për kolaudimin e skuadrës.Sipas kalendarit të Federatës Shqiptare të Futbollit, ndeshja Vllaznia-Partizani për Superligën U-21 do të zhvillohet të mërkurën e ardhshme, por duke qënë se ekipi i parë i Vllaznisë, prej të cilit skuadra U-21 furnizohet me element, luan të martën në transfertë me Laçin, trajneri Borshi ka kërkuar që ndeshja e tyre të shtyhet në një datë tjetër.