Categories: LajmeEkonomi

Hidrogjeni i Bulqizës dhe disa fjalë për të – Befasia që la pa frymë shkencëtarët

Një “burim masiv” me hidrogjen natyror pothuajse të pastër është gjetur në fund të një miniere nëntokësore të xehes së kromit në Shqipëri, duke rritur shpresat se H2 natyral mund të shfrytëzohet komercialisht me kosto të ulët në mbarë botën.

Portali i njohur shkencor “Hydrogen Insight”, që pasqyron industrinë ndërkombëtare të hidrogjenit, i kushton një analizë të gjatë lajmit, me burim nga Bulqiza shqiptare.

Dihej prej kohësh se hidrogjeni kishte rrjedhur në minierën e Bulqizës – një nga burimet më të mëdha në botë të kromit që kërkohet për çelik inoks – pas tre shpërthimeve të mëdha që nga viti 1992, duke përfshirë një që ishte fatal,” shkruan portali i njohur.

Studiuesit gjetën një pellg të vogël me ujë të nxehtë pothuajse 1 km nën tokë, në të cilin gazi i pasur me H2 po frynte vazhdimisht, i cili mund të kapej dhe matej lehtësisht. Ata zbuluan se “xhakuzi”, siç e quajtën ata, pomponte 11 tonë hidrogjen 84% të pastër në vit, por bazuar në mostrat e ajrit në boshte dhe shpella të tjera, ata llogaritën se miniera në tërësi po çlironte rreth 200 tonë H2 në vit, dhe e kishte bërë këtë për të paktën gjashtë vitet e fundit.

Kjo ishte 1000 herë më e lartë se hidrogjeni që lëshohej në vende gjeologjikisht të ngjashme –gjetkë në botë, si Omani.

Qendra Kombëtare e Francës për Kërkime Shkencore, CNRS, e cila u përfshi në hulumtim, e përshkroi atë si “rrjedhën më të lartë natyrore të H2 të matur deri më sot”.

Zbulimi ka çuar në shpresat se hidrogjeni natyral – i njohur gjithashtu si H2 i bardhë ose ari – mund të jetë më i zakonshëm sesa pritej më parë.

Ekspertët e Universitetit të Grenoblës që ishin në Shqipëri thanë se H2 mund të kapej dhe të përdorej për prodhimin e energjisë në vend.

Për momentin menaxherët e minierës po përpiqen të heqin qafe hidrogjenin. Në fakt , mund të jetë e mundur të mblidhet ky hidrogjen dhe të përdoret në një turbinë me gaz.

Ky zbulim mund të ripërcaktojë qasjen tonë ndaj burimeve të energjisë dhe hap perspektiva emocionuese për eksplorimin e hidrogjenit natyror. Megjithatë, është thelbësore të vazhdohet kërkimi duke marrë parasysh ndikimin mjedisor dhe qëndrueshmërinë e këtyre nismave,” vlerësohet në njoftimin e Rystad Energy.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Sot skadon afati për partitë, KQZ pranon dokumentet e 39 subjekteve politike

Numri i subjekteve politike që duan të konkurrojnë në zgjedhjet e 11 majit është ambicioz dhe ka pësuar rritje progresive.…

3 hours ago

Arrestimi i pajustifikuar, Gjykata e Strasburgut vendos në favor të ish-drejtorit të RTSH

Gjykata e Strasburgut kërkoi të martën (25 shkurt) dëmshpërblimin dhe shfajësimin e ish-drejtorit të Radio…

3 hours ago

Fëmija 3-vjeçar humbi jetën në spital – Drejtori Halluni dhe mjekja Naraçi sqarojnë  rrethanat e këtij rasti

Drejtori i Spitalit Rajonal Shkodër, Senad Halluni dhe  shefja e Pediatrisë , Greta Naraçi  ,…

3 hours ago

Vijon puna për hyrjen e qytetit – Mjetet po bëjnë zgjerimin e hapësirës së nevojshme

Hyrja e qytetit të Shkodrës vijon t’i nënshtrohet hapave të parë duke i çelur kështu…

3 hours ago

Përse nuk duhet t’i puthim bebet – Duket e çuditshme, por mjekët japin arsye të vlefshme

Bebet e vogla me buçkat e tyre nuk mund të rezistosh pa i puthur. Por…

3 hours ago

Aksident në aksin Shkodër-Koplik / Policia procedon 3 shtetas, mes tyre një grua

Një 68- vjeçar dhe një shtetase 57 vjeçe, të dy banues në fshatin Hot i…

3 hours ago

This website uses cookies.