Categories: LajmeSociale

Hidroponia – Bimët që mbillen në ujë, do të jenë ardhmja e bujqësisë

Ëndrra e fermerëve hidroponikë është gjithmonë të shpresojnë për kultura bimore cilësore, sepse ky do të jetë çelësi i suksesit në bujqësi. Cilësia e vjeljes së perimeve hidroponike ndikohet nga shumë gjëra, nga përzgjedhja e farës deri te kujdesi i bimës.

Në një intervistë për emisioni “Mirëmëngjesi Shqipëri”, Ina Nanaj vajza që ka ngritur fermën e parë hidroponike me mikrofiliza u shpreh se ky sistem do të jetë e ardhmja e bujqësisë.

Uji është baza kryesore e bimës dhe të gjitha mineralet dhe ushqimet që ka nevoje bima mund t’ia japim nëpërmjet ujit. Sistemi hidroponik është një sistem vertikal në një hapësirë të caktuar vertikale ku mund të prodhojmë 10-fishin ose 7-fishin varet sa kate bëjmë sistemin. Është një sistem i cili na ndihmon të fusim në përdorim tokat të cilat kanë dal jashtë përdorimi, mund ti bëjmë në vende të mbyllura.

Sistemi hidroponik është për të kontrolluar në mënyrë të rregullt të gjithë ushqimin e bimës dhe furnizimin e bimës me ujë. Në sistemin hidroponik sigurojmë pastërtinë e produktit gati për tu konsumuar, që do të thotë konsumatori e pret e hedh në ushqimin e vet dhe e konsumon nuk ka nevojë as ta lajë as ta ruaj në frigorifer.

Siguria e këtij produkti do të thotë produkt i pa spërkatur me pesticide, i pa spërkatur me kimikate dhe i pa spërkatur me konservues. Është një produkt bakteriologjikisht i pastër”, tha Ina Nanaj.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Rama: Arsimi profesional, garanci që mos iu mbeten fëmijët pa punë

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Elbasani se arsimi profesional është instrumenti i garancisë që…

3 mins ago

Kur ndodh ekuinoksi i vjeshtës për vitin 2024?

Ekuinokset ndodhin dy herë në vit, ku dita dhe nata janë afërsisht të njëjtën gjatësi…

15 mins ago

Ushtria ruse nën trysni përpiqet të rekrutojë mercenarë të huaj

Moska vendosi këtë javë të zgjerojë kapacitetet e saj ushtarake, një tregues i mbingarkesës me…

19 mins ago

Përmbytjet në Itali – Një i zhdukur, 1500 persona të evakuuar në Emilia-Romagna

Moti i keq që goditi një pjesë të madhe të rajonit italian të Emilia Romanjas…

1 hour ago

Lamine Yamal, i pari U18 me mbi 10 ndeshje në Champions

Lamine Yamal është në histori me ndeshjen e luajtur kundër Monakos. Sulmuesi i Barcelonës i…

1 hour ago

Alexander Arnold kërkon të blejë klubin francez

Një lajm i bujshëm vjen nga Franca. Gazeta sportive franceze, “L'Equipe” zbulon se mbrojtësi i…

1 hour ago

This website uses cookies.