Higuita shpjegon pritjen e “akrepit” dhe përse askush s’do ta tentojë më

Edhe pse kanë kaluar 29 vite nga pritja e famshme e Rene Higuitës pas harkimit të Xhemi Redknap, në Angli ende kujtojnë me nostalgji gjestin epik.

Ish-portieri kolumbian bëri ndërhyrjen e famshme në “Wembley” aty ku do të jetë sot prezent për të ndjekur ndeshjen miqësore mes Spanjës dhe Kolumbisë.

“Nuk më vjen keq që mbahem mend për atë ndërhyrje. Edhe pse kam patur një karrierë të gjatë nuk ndihem keq se më kujtojnë vetëm për një akrobaci. Ka qenë gjëja më e bukur që kam bërë”, shpjegon “El Loco”, i cili ka shënuar rreth 40 gola me kombëtaren dhe klubet ku ka luajtur.

Kolumbiani tregon se “pritja e akrepit” nuk ishte një rastësi, por një akrobaci e provuar shtatë vite më parë. “Të them të drejtën ajo pritje nuk ishte një improvizim i çastit. Kisha provuar diçka të tillë shtatë vite më parë kur po xhiroja një reklamë të një lëngu frutash”, shpjegon Higuita.

“Mendoj se një akrobaci e tillë në futbollin modern vështirë se mund të tentohet pasi tani lojtarët guxojnë më pak”, tregon 57-vjeçari.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.