Categories: BotaLajme

Hillary Clinton ironizon Putinin për zgjerimin e NATO-s: Ia bërë vetes Vladimir

Hillary Clinton ka ironizuar presidentin rus Vladimir Putin për reagimet e tij në lidhje me zgjerimin e NATO-s dhe sipas saj, kreu i Kremlinit “ia bëri vetes” me pushtimin e tij në Ukrainë.

“Mbrojtja e demokracisë në Ukrainë, zgjerimi i NATO-s – Vladimir Putin ia bëri vetes”, tha ish-sekretarja amerikane e shtetit, duke shkaktuar të qeshura dhe duartrokitje.

Clinton po fliste në Departamentin e Shtetit ku zbuloi portretin e saj zyrtar dhe iu drejtua zyrtarëve aktualë dhe ish-zyrtarëve në dhomën e stolisur të ngrënies “Benjamin Franklin”.

Ne gjithmonë kemi thënë. Njerëzit nuk janë të detyruar të bashkohen me NATO-n. Njerëzit zgjedhin dhe duan të bashkohen me NATO-n”, u shpreh ajo.

Clinton sulmoi politikat e ish-presidentit republikan Donald Trump, i cili e mundi atë në zgjedhjet presidenciale të 2016-ës në SHBA.

Ajo shtoi se mund të ketë pasur pyetje të ngritura mbi aftësinë e Uashingtonit për të marrë mbështetje për ndihmën e saj për Ukrainën për të shmangur pushtimin rus për shkak të trashëgimisë së z. Trump për të tjetërsuar aleatët.

“Njerëzit mund ta kenë dyshuar këtë sepse ne kemi djegur kaq shumë ura me aleatët dhe miqtë tanë” tha ajo.

“Rivendosja e një politike të jashtme… që në fakt sjell njerëzit tek ne, jo i largon ata, do të ishte menduar të ishte jashtëzakonisht e vështirë. Dhe në të vërtetë ishte, por u arrit”, tha ajo dhe falënderoi pasardhësin e saj sekretarin e shtetit Antony Blinken për “ndihmë për të rivendosur pozitën e Amerikës”.

Clinton tha se administrata aktuale e Biden-it ndoqi shumë nga prioritetet e administratës së Obamës, në të cilën ajo ishte kryediplomati amerikan, transmeton The Indipedent. 

Duke folur për prioritetet e përbashkëta të Bidenit dhe Obamës, ajo përshkroi shqetësimet e ndërsjella të “zgjerimit të NATO-s, përballjes me agresionin rus dhe menaxhimit të sfidave nga Kina”, ndërsa akuzoi  presidentin rus i cili është ankuar prej kohësh për zgjerimin e NATO-s në Evropë dhe ka e ka konsideruar si motiv për pushtimin e tij në Ukrainë. 

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

10 hours ago

Miss Shqipëria 2025 – Hapen zyrtarisht audicionet për vajzat të cilat do jenë pjesëmarrëse në këtë event

Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…

10 hours ago

Haland dhe fiksimi për makinat, ka blerë veturën e sigurisë së F1 për 350.000 mijë stërlina

Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…

10 hours ago

Platini për “SonntagsZeitung”: Blater edhe Infantino s’dinë të godasin topin, italo-zviceriani do më shumë pushtetin dhe paratë se futbollin!

Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…

10 hours ago

Vllaznia- Elbasani, tashmë për kupë / Në “Loro Boriçi” rikthehen skuadrat që barazuan 1- 1 për Superligën

Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…

10 hours ago

Fshati i vogël me prodhimtari të lartë – Fermerët e Goricës : Infrastruktura rrugore jo në favor për shitjen e prodhimeve

Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…

10 hours ago

This website uses cookies.