Hipertensioni, vrasësi i heshtur, ISHP nis depistimin për mbi 10 mijë persona. Mi 300 mijë të kartelizuar

1 në 3 persona ka risk të shtuar për goditje në tru  dhe atak në zemër  gjatë një presioni të lartë arterial . Rezultati I përllogaritjeve ne vendet evropiane është  publikuar nga OBSH e cila konfirmon se komplikacionet dhe vdekjet nga tensioni I lartë dhe I pamatur po shtohen.

Vetëm 50% e personave që vuajnë e dinë këtë gjë. Pjesa tjetër nuk e dinë se janë të prekur nga hipertensioni“, tha Dorina Toçi, Përgjegjëse e sektorit të sëmundjeve kronike , ISHP.

Në të gjitha qytetet ka nisur matja e rastësishme e tensionit e cila do të shtrihet gjatë gjithë muajit maj

Përgjatë gjithë muajit Maj po organizohet matja e tensionit arterial, në qytete të ndryshme, në ambiente të hapura për moshat mbi 18 vjeç dhe synimi është realizimi I një kampioni prej mbi 10 mijë individësh të rastësishëm për të kuptuar se si qëndrojnë këtë vit vlerat e presionit arterial”, tha Dorina Toçi.

Studimi , pjesë e një iniciative evropiane që nga 2017-ta, ka treguar se brenda 4 vitesh, numri I personave me hipertension u rrit me 10%.

Prevalenca është rritur dhe krahas kësaj është rritu edhe numri i personave që e kanë nën kontroll tensionin arterial. Kështu në vitin 2028 prevalenca ishte 37% ndërsa në vitin 2022 prevalenca u rrit në 47%”, tha Toçi.

Por çfarë duhet të shmangim për të mos pasur tension të lartë?

Është shumë e rëndësishme të bëhet matje e tensionit . Të ulet konsumi i kripës, i yndyrave, i alkoolit, i duhanit dhe të shtohet aktiviteti fizik dhe konsumimi I perimeve dhe frutave”, tha përgjegjësja e sektorit të sëmundjeve kronike , ISHP.

300 mijë pacientë janë të kartelizuar në vendin tonë më hipertensionin.  ISHP rekomandon matje të përditshme të tensionit në kushte shtëpie.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.