Hiqen gërmadhat e autobusit të rënë në Venecie, 21 të vdekur dhe 15 të plagosur
Nga aksidenti me autobus në Venecie, të martën mbrëma humbën jetën 21 persona dhe 15 janë të plagosur.
Autoritetet italiane zbuluan se mes të lënduarve në autobusin me turistë kishte shtetas ukrainas, gjermanë, francezë, kroatë, dy spanjollë dhe 2 austriakë.
Autobusi, i kthyer në një gërmadhë prej metali pas rënies nga rreth 30 metra lartësi prej një ure, u hoq nga vendngjarja gjatë natës.
Mjeti po lëvizte në zonën e Mestres dhe sipas një hipoteze paraprake, dyshohet që shoferi të ketë pësuar një krizë shëndetësore, pasi kriminalistët nuk kanë vërejtur shenja frenimi para daljes nga bordura e rrugës drejt skarpatës.
Kolegët e shoferit thanë se 40-vjeçari ishte ekspert në fushën e tij dhe po natën e aksidentit po transportonte turistë drejt Venecies.
Autobusi u rrëzua mbi hekurudhë, e cila u vu sërish në shërbim në orët e para të së mërkurës.