Categories: AktualitetLajme

Hiqet “kioska” Shkodra tourist brand / Kontenieri që shkaktoi reagimin e opinionit publik u hoq nga policia bashkiake

Debatit të hapur në opinionin publik disa kohë më parë rreth kioskës në formën e kontenierit që promovonte brand-in e Shkodrës turistike duket se i është dhënë fund ditën e sotme. Policia bashkiake ndërmori paraditen e së shtunës aksionin për heqjen e saj nga vendi ku ndodhej aktualisht, ai në sheshin “Nënë Tereza”, ngjitur me xhaminë “Ebu Bekër”. Aksioni për heqjen e saj zgjati rreth një orë. Si për ironi, kioska në formë kutie në qendër të qytetit ishte vendosur me qëllimin për të pasuruar imazhin e tij, por ajo asnjëherë nuk e luajti këtë funksion për të cilin ishte krijuar dhe vendosur.

Një pjesë e madhe e opinionit publik e kundërshtonte vendosjen e saj pikërisht sepse dëmtonte imazhin e qytetit në sytë e turistëve si një objekt pa shije dhe aspak në përshtatje me arkitekturën e zonës ku ishte vendosur. Kioska “nxiti” debate të shumta asokohe edhe në Këshillin Bashkiak mes anëtarëve të saj.

Kioska në formën e zyrës për promovimin e brand- it turistikë të Shkodër, u vendos në vitin 2019 falë një projekti të BE për të promovuar artizanatin në Shkodër ndërsa ishte menduar lëvizja  e saj edhe në njësi të ndryshme administrative të Bashkisë Shkodër. Fillimisht ajo u vendos në qendër të zonës pedonale “Kolë Idromeno”, pjesë e ansamblit muzeal të qytetit. Për shkak të reagimit publik, ajo u hoq nga aty si një objekt i papërshtatshëm për zonën historike për t’u zhvendosur disa metra më larg në anë të xhamisë në qendër të qytetit.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Moti- Dita e sotme me vranësira të shtuara dhe reshje shiu

Për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga pothuajse të njëjtat…

2 hours ago

UEFA Nations League, Kombëtarja e vajzave mbyll përgatitjet për sfidën ndaj Çekisë

Kombëtarja shqiptare e vajzave ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e dytë në Grupin B4 të…

2 hours ago

Takimi me Trump, Macron: Paqja nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Presidenti francez, Emanuel Macron ka deklaruar se paqja "nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës"…

3 hours ago

Bardhi: Qeverisja e Edi Ramës, 12 vite të humbura për Shqipërinë

Kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka zhvilluar një takim në Lombardi,…

3 hours ago

Rama për gazetën greke “Ta Nea”: Duhet të zgjidhet ligji i luftës, përcaktimi i zonës detare

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, si dhe profili i kryeministrit, Edi Rama, ka qenë në…

3 hours ago

Ozil në politikë, i bashkohet partisë së Erdogan

Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…

15 hours ago

This website uses cookies.