Histori, 66 vjet më parë hyri në fuqi Traktati i Paqes me Italinë

Më 30 tetor 1957, hyri në fuqi Traktati i Paqes i nënshkruar mes Shqipërisë dhe Italisë.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave kujton se, në Paris, më 10 shkurt 1947, Italia dhe shtetet ndërluftuese të Koalicionit Antifashist, nënshkruan një Traktat Paqeje. Aderimi i Shqipërisë në këtë traktat u miratua më 9 tetor 1947. Palët nënshkruese ishin të detyruara të fillonin bisedimet për vënien në zbatim të dispozitave të këtij traktati. Mirëpo, mungesa e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Italisë konsiderohej si pengesë gjatë bisedimeve që po zhvilloheshin në këtë drejtim.

Komunikata e përbashkët për rivendosje të marrëdhënieve diplomatike u bë publike më 2 maj 1949 dhe brenda vitit, qeveria shqiptare dhe ajo italiane shkëmbyen përfaqësuesit e tyre diplomatikë, përkatësisht Zenel Hamitin dhe Omero Formentini.

Bisedimet zgjatën disa vite, derisa më 22 qershor 1957 u arrit Marrëveshja për rregullimin e çështjeve që rridhnin nga Traktati i Paqes me Italinë.

Kjo marrëveshje hyri në fuqi me shkëmbimin në Tiranë të instrumenteve të ratifikimit më 30 tetor 1957.

Sipas marrëveshjes, qeveria e Republikës Italiane duhet t’i paguante qeverisë së Republikës Popullore të Shqipërisë si reparacion shumën prej 2.600.000 dollarë. Pagesa do të kryhej me lëvrimin e mallrave të përmendura në aneksin A të kësaj marrëveshjeje.

Traktati i Paqes me Italinë

1 nga 4

RTSH Shkodra

Recent Posts

Orkestra Simfonike koncert më 20 shtator, dirigjenti italian Quadrini: Do sjellim një copë magjie

Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar do të zhvillojë më 20 shtator në orën 19:00…

9 hours ago

Von der Leyen pret liderët e Ballkanit: I përkisni Evropës, të afrojmë tregjet e rajoni me atë të BE-së

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka pritur sot në Bruksel të 6…

9 hours ago

Lamtumirë Gerti Bogdani! Kolegët e ish-deputetit në lot: Ishte shembull frymëzues për të rinjtë

Është përcjellë për në banesën e fundit ish-deputeti i Partisë Demokratike Gerti Bogdani, i cili…

10 hours ago

Procedohet penalisht 37- vjeçari, mbante një shpend të rrallë të mbrojtur me ligj

Komisariati i Policisë Shkodër, menjëherë pas marrjes së njoftimit nga Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen…

10 hours ago

Vllaznia, test me Tërbunin para Bylisit – Kuqeblutë mundën pukjanët 1-0, bindin lojtarët e stolit

Vllaznia ka zgjedhur Tërbunin e Pukës për një test përgatitor në prag të ndeshjes së…

10 hours ago

Nis raundi i dytë i aplikimeve në universitet në datat 19–21 shtator nga u-Albania

Prej 19–21 shtator të gjithë maturantët, që nuk kanë aplikuar për programet universitare në raundin…

11 hours ago

This website uses cookies.