“Histori Sportive” në RTSH Shkodra/Fidanishtja Sportive “Xheladin Fishta”, kujtimet e ish- drejtorit Nadir Zhabjaku
“Historia sportive” u ndal këtë herë në një nga fidanishtet më të njohura të sportit shkodran, siç është shkolla “Xheladin Fishta”, e cila për vite me radhë ka prodhuar talente të shumta në fusha të ndryshme të sportit, por kryesisht në futboll.
Për të folur më shumë rreth historisë së kësaj shkolle në emisionin “Historia sportive” ishte i ftuar profesori Nadir Zhabjaku, ish-drejtor i shkollës “Xheladin Fishta”.Shkolla sportive e futbollit “Xheladin Fishta”, për vite me radhë, ka nxjerrë emra të shquar të futbollit shkodran, të cilët, përveç Vllaznisë, kanë luajtur me sukses edhe në ekipet kombëtare dhe më gjerë, në rang kombëtar dhe ndërkombëtar.