“Histori Sportive” në RTSH Shkodra, Gjon Shyti, ish- notari dhe trajneri kampion me Kombëtaret e Italisë dhe Turqisë

Gjon Shyti, një emër i spikatur sportit shkodran e më gjërë, ishte personazhi kryesor i emisionit “Histori Sportive”, transmetuar mbrëmjen e së premtes në ekranin e RTSH Shkodra.

 Me një traditë familjare sportive nga Shiroka e famshme e sportit të notit, ka qënë pjesë e ekipeve të Vllaznisë në not që në vitin 1973, nën drejtimin e trajnerit të njohur Halim Zaganjori dhe më vonë Shuajp Mehmeti.

Një notar që aplikonte të gjitha stilet, por më së shumti preferonte atë bretkosë, duke dhënë kontributin e tij në sukseset e vazhdueshme të Vllaznisë së asaj periudhe, por edhe të KS Partizani për dy vite me radhë.

 Ajo që e bën më të veçantë figurën sportive të Gjon Shytit është karriera e tij tejet e pasur si trajner, gjë të cilën, përpos ekipit të Vllaznisë, spikat si trajner shumë i suksesshëm, fillimisht në Itali dhe më pas në Turqi.

Madje, krahas klubeve sportive të notit, Federata Italiane e Notit i beson drejtimin e Kombëtares, ku aftësitë e tija profesionale bëjnë që rezultatet pozitive të mbërrijnë kulmet, aq sa në konkurimet me sportistët e tij arrin të fitojë mbi 1 mijë medaljeve kombëtare dhe 60 ndërkombëtare, mes të cilave edhe me Luka Marin, notar i famshëm Italian, fitues i shumë trofeve  Europiane dhe botërore. Kombëtarja Italiane nën drejtimin e Gjon Shytit, arrin të shpallet 3 herë nënkampione bote, si dhe duke fituar medalje të shumta edhe në Lojrat Olimpike të Athinës, etj.

 Fama e marrë me Kombëtaren italiane bën që në adresë të trajnerit Gjon Shyti të mbërrijë oferta nga Turqia, atje ku do të vijonte sukseset e tij të njëpasnjëshme  duke e ngritur Kombëtaren turke në një nivel të lartë cilësor, përkrah ekipeve më në zë të Europës dhe më gjërë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.