“Histori Sportive” në RTSH Shkodra  –  Jubani, aty ku lindi futbolli i femrave në Shqipëri

ferdi jaku

“Histori Sportive”, emisioni i përjavshëm në ekranin e RTSH Shkodra, udhëtoi këtë radhë drejt Jubanit, vetëm pak kilometra larg qytetit të Shkodrës, pjesë e Njësisë Administrative të Gurit të Zi, aty ku për herë të parë u luajt futboll për femra në Shqipëri.

Një fshat i njohur, prej të cilit kanë dalë emra të spikatur të historisë së vendit tonë, i cili befasoi të gjithë kur krijoi ekipin e parë të futbollit në Shqipëri.

 Kjo ka ndodhur pikërisht më 6 shtator të vitit 2005, kur përmes një atmosfere sportive që përfshiu zonën dhe më tej, u luajt ndeshja e parë e futbollit, tashmë e zyrtarizuar  edhe si ndeshja e parë e futbollit në Shqipëri.

Emisioni “Histori Sportive” do të vijojë të përcjellë në ekranin e RTSH Shkodra, figura, ngjarje dhe data të rëndësishme të sportit shkodran e më gjërë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.