“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi I familjeve Meta dhe Kraja në sportin e ateletikës
Emisioni radhës “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të qytetit të Shkodrës, Ragip Meta – Rasim Kraja, përmes rrëfimit emocionues të ish- atletes shkodrane Mimoza Meta(Kraja).
Ish- atletja e mirënjohur në garat e shpejtësisë , e cila në prill të këtij viti mbush plot 80 vjeç, e përforcoi edhe më shumë traditën e sportive të familjes Meta me njohjen në pistat e stadiumit të atëhershëm “Vojo Kushi” me atletin kampion, Rasim Kraja.
Pjesë e emisionit “Histori Sportive” me opinionet e tyre për familjet Meta dhe Kraja ishin edhe gazetari sportiv Faik Sadiku dhe veterani I sportit, ish- atleti dhe ish- trajneri kampion i atletikës shkodrane, Isak Bala.