Lajme

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kudrete Kozmai, ish notarja dhe trajnerja kampione e Shqipërisë

Personazhi kryesor i emiosionit “Histori Sportive”,  i transmetuar mbrëmjen e së premtes në RTSH Shkodra, ka qënë një emër i spikatur i sportit.

Bëhet fjalë për Kudrete Kozmain, e cila u nda para kohe nga jeta, por pas ka lënë një karriere shumë të pasur sportive.

 E lindur në një familje sportive shkodrane , tipike e sportit të notit, me dy dajat Smajl dhe Enver Muriqi, padyshim ndër figurat më të spikatura, jo vetëm të Shkodrës, por edhe në rang kombëtar, Kudrete Kozmai nuk kishte sesi të mos ushqente pasionin e sportit të ujit.

 Karrieren sportive ajo e nisi që në moshën 8- vjeçare, kur do të përfaqësonte Vllazninë në garat e Kampionatit Kombëtar të zhvilluara në Korçë duke vijuar kësisoj karrieren e saj me sportin e notit.

 Një karrierë që shoqërohet me shumë suksese, si kampione dhe rekordmene disa vjeçare e stilit bretkosë, për të vijuar më pas me detyrën e trajneres së Vllaznisë dhe të ekipit kombëtar, ku mbërriti majat më të larta në notit shqiptar.

 Nën drejtimin e saj, përfaqësimet e ekipit kombëtar kanë qënë shumë të spikatura, ku ndër to spikasin vitet e bashkëpunimit me notaren e talentuar shkodrane, Rovena Marku, duke qënë të parat nga sporti shqiptar që do të merrnin pjesë në Lojrat Olimpike të ATHINA 2004, garë e cila vinte menjëherë pas suksesit të Kampionatit  Botëror të Notit zhvilluar një vit më parë në Barcelonë të Spanjës.

Kontributet e saj në shërbim të sportit të notit do të vijonin edhe në Federatën Shqiptare të Notit, ku ajo për disa vite ishte pjesë kryesore e strukturave drejtuese.

Një kontribut shumë të çmuar dha Kudrete Kozmai edhe në fushën e arsimit, por edhe në fushën e artit, ku si poete dhe stiliste e talentuar ajo organizoi spektakle të shumta në Shkodër, Tiranë, madje edhe jashtë vendit, sidomos në Kosovë.

Në mungesë të saj, pasi në një moshë të re 52- vjeçare, ajo ndërroi jetë  në janar të vitit 2006 si rezultat i një sëmundje të rëndë, në këtë përvjetor të 18-të të ndarjes nga jeta, portreti i Kudrete Kozmait është rikthyer në vemendje përmes kujtimeve të pjesëtarëve të familjes, që të gjithë pjesë e familjes së notit, por edhe të futbollit.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Statistikat e Milanit, Conceicao më keq se Fonseca

Katër fitore, 2 barazime dhe 4 humbje. Ky është bilanci i Sergio Conceiçaos në Serie…

10 hours ago

Gjermani- Makina futet në mes të turmës, 2 viktima dhe 25 të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin perëndimor të Gjermanisë, Mannheim, ku një automjet ka…

10 hours ago

“Plan për armëpushim në Ukrainë” – Sipas Francës testohet Rusia, Britania mohon të ketë marrëveshje

Një ditë pasi liderët evropianë mbështetën Ukrainën në samitin e Londrës, që erdhi pas përplasjes…

10 hours ago

Prej dekadash në Gjermani, por të pashkëputur nga gjuha, kultura e tradita shqiptare

Në qytetin e Augsburgut, një nga rajonet e Gjermanisë, jetojnë mbi 300 mijë qytetarë, mes…

10 hours ago

100-vjetori i vrasjes së Luigj Gurakuqit, organizohet në Bari ceremonia përkujtimore

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore mbi Luigj Gurakuqin, 100 vjet pas…

11 hours ago

RENEA arreston 46-vjeçarin me rrezikshmëri të lartë shoqërore

Një 46-vjeçar me rrezikshmëri të lartë shoqërore, me precedentë për vrasje dhe në kërkim për…

11 hours ago

This website uses cookies.