“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Pasioni për pingpongun, Ylli Marku 45 vite me raketë në dorë

Histori sportive në RTSH Shkodra këtë radhë është ndalur tek sporti i pingpongut duke pasur si personazh kryesor në emisionin e mbrëmjes së premtes Ylli Markun, një pingpongist që për vite me radhë ishte në përbërje të ekipeve të Vllaznisë, ndërkohë që pasionin për pingpongun e vazhdon me shumë përkushtim edhe sot në moshën 55- vjeçare.
Si shumë të tjerë, fillimet e tij me sportin i ka në Shtëpinë e Pionierit, që aso kohe ka qënë vatër e promovimit të brezit të ri.
Ndonëse futbolli ishte ai që e tërhoqi fillimisht, në vijim do të ishte pingpongu, të cilin e nisi zyrtarisht nën drejtimin e trajnerit Gjovalin Stefa.
Së bashku me të vëllanë e tij, Nestin, edhe ai pasionant i pinpongut, ato do të përfaqësonin Shkodrën në disa Spartakiada kombëtare të pionierëve, ndërkohë që më pas do të inkuadroheshin në ekipin e Vllaznisë.
Vite që Nesti i kujton me kënaqësi duke përmendur emra të tillë, duke nisur nga ish- trajneri Frederik Berisha, Çezar Baba, Tarçiz Shestani, Fuat Pelinku, Enver Parmeza, Nadir Quku, Gëzim Pepa, Sokol Tirana, Tonin Dusha dhe Tonin Binoshi, të cilin do ta kishte edhe trajner në vijim në momentet kulmore të pingpongut shkodran.
Emisioni “Histori Sportive” do të vijojë të transmetohet në ekranin e RTSH Shkodra, çdo të premte, ora 20:30.