Histori suksesi në Spitalin e Shkodrës, Koçiu: Ndërhyrje me procedurë të avancuar endovaskulare te 84-vjeçari

Histori suksesi në Spitalin e Shkodrës,

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka bërë të ditur sot se ekipi i mjekëve në repartin e kardiokirurgjisë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, kanë kryer për herë të parë një ndërhyrje të rrallë tek një pacient i moshës 84-vjeçare.

Përmes rrjeteve sociale, ministrja ka bërë publik lajmin, duke theksuar se “për herë të parë, në Spitalin Rajonal Shkodër është kryer me sukses stentimi i arteries karotide, një procedurë e avancuar endovaskulare që ofron një alternativë më pak invazive për pacientët me rrezik të lartë”.

Kjo ndërhyrje e rrallë, sipas ministres Koçiu, u krye tek një pacient 84-vjeçar, i diagnostikuar me TIA (Atak Iskemik i Përkohshëm), i cili nuk ishte i përshtatshëm për ndërhyrje kirurgjikale tradicionale.

Ky sukses përfaqëson një hap të rëndësishëm përpara për Spitalin Rajonal të Shkodrës, duke e pozicionuar atë si një qendër që ofron protokolle të plota dhe trajtime të avancuara për sëmundjet vaskulare. Ky angazhim tregon përkushtimin e spitalit në sigurimin e shërbimeve mjekësore të specializuara dhe cilësore për pacientët”, shkruan ministrja.

Më tej ajo ka shprehur mirënjohjen për ekipin e mjekëve që realizuan këtë ndërhyrje të vështirë:

Mirënjohje për ekipin mjekësor: Dr. Besmir Grizhja, Dr. Enkelejd Lohja, Dr. Gledis Zaimi dhe Dr. Genc Nurja dhe stafin infermieror, përfshirë Ermali Dibrën, Afrim Bashin dhe Ilir Dizdarin”-përfundon mesazhin e saj Koçiu.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.