Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka bërë të ditur sot se ekipi i mjekëve në repartin e kardiokirurgjisë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, kanë kryer për herë të parë një ndërhyrje të rrallë tek një pacient i moshës 84-vjeçare.
Përmes rrjeteve sociale, ministrja ka bërë publik lajmin, duke theksuar se “për herë të parë, në Spitalin Rajonal Shkodër është kryer me sukses stentimi i arteries karotide, një procedurë e avancuar endovaskulare që ofron një alternativë më pak invazive për pacientët me rrezik të lartë”.
Kjo ndërhyrje e rrallë, sipas ministres Koçiu, u krye tek një pacient 84-vjeçar, i diagnostikuar me TIA (Atak Iskemik i Përkohshëm), i cili nuk ishte i përshtatshëm për ndërhyrje kirurgjikale tradicionale.
“Ky sukses përfaqëson një hap të rëndësishëm përpara për Spitalin Rajonal të Shkodrës, duke e pozicionuar atë si një qendër që ofron protokolle të plota dhe trajtime të avancuara për sëmundjet vaskulare. Ky angazhim tregon përkushtimin e spitalit në sigurimin e shërbimeve mjekësore të specializuara dhe cilësore për pacientët”, shkruan ministrja.
Më tej ajo ka shprehur mirënjohjen për ekipin e mjekëve që realizuan këtë ndërhyrje të vështirë:
“Mirënjohje për ekipin mjekësor: Dr. Besmir Grizhja, Dr. Enkelejd Lohja, Dr. Gledis Zaimi dhe Dr. Genc Nurja dhe stafin infermieror, përfshirë Ermali Dibrën, Afrim Bashin dhe Ilir Dizdarin”-përfundon mesazhin e saj Koçiu.
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…
Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…
Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…
Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…
Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…
Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…
This website uses cookies.