“Histori të Parrëfyera” nga Besi Bekteshi/ Libri bazohet në punën e tij hulumtuese në dosjet e Arkivit të Muzeut Historik
“Histori të parrëfyera” është libri më i ri i gazetarit dhe publicistit Besi Bekteshi. Në mjediset e Galerisë së Arteve, rrethuar nga miq, kolegë dhe dashamirës të librit, autori promovoi librin që në thelb ka trajtimin e disa ngjarjeve që kanë të bëjnë me Shkodrën përmes këndvështrimit si historian, bazuar në punën dhe hulumtimet e tij në dosjet e Arkivit të Muzeut Historik të Shkodrës.Si autor libri ai kërkon të përcjellë një mesazh për lexuesit e tij.E ka të vështirë të ndajë gazetarin nga historiani por narrativa e librit i përmban të gjitha.Gazetari i spikatur dhe njëkohësisht autori i librit Besi Bekteshi bëri edhe një falenderim publik për bashkëshorten e tij, Arbanën për kontributin e dhënë në redaktimin e librit “Histori të parrëfyera”.