“Historia e Fotografisë në Mal të  Zi” – Veprimtaria e zhvilluar erdhi në kuadër të Ditëve Evropiane të Trashëgimisë

Në vazhdën e veprimtarive kushtuar Ditëve Europiane të Trashëgimisë, në Muzeun e Fotografisë “Marubi”,  fokusi ishte historia e fotografisë në Mal të  Zi dhe pasqyrimi i realitetit social të këtij vendi në fotografitë e Studios “Marubbi”. Maja Djuric, një historiane dhe teoriciene arti kumtoi rreth kontributit të disa fotografëve shkodranë në zhvillimin e fotografisë në Malin e Zi.

“Ndihem e nderuar që jam e ftuar të flas për fillimet e fotografisë në Malin e Zi ku një ndikim kanë dhënë edhe fotografët shqiptarë duke nisur nga Marubi. Petroviç ishte i pari që inicioi teknikën e fotografimit pas një kursi që sekretari i tij ndoqi në Dubrovnik të Kroacisë pasi i dhuroi për herë të parë një aparat fotografik.

 Për shkak të procesit të ndërlikuar, për fatin e keq ato fotografi të para nuk janë ruajtur dot.

 Ndër fotografitë e para të dokumentuara shfaqen rreth vitit 1855 dhe kryesisht në to paraqiten sundimtarët e kohës. Gjurmët e Marubit në Malin e Zi i shohim tek disa prej familjeve më në zë të vendit. Në vitin 1925 vërejmë fotografi të tij në Cetinjë, por edhe në qytete të tjera të Malit të Zi duke dhënë një kontribut për zhvillimin e fotografisë në vend.”

Aktiviteti kushtuar historisë së fotografisë në shtetin fqinj erdhi si pjesë e programit të bashkëpunimit në mes Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit të vendit tonë dhe Ministrisë së Kulturës të Malit të Zi.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.