Categories: BotaLajmeSport

Historia e pabesueshme e ish- kampionit të botës me Gjermaninë – “Kam bërë 180 milionë paund me qebap”

Ish sulmuesi i Gjermanisë Lukas Podolski ka arritur pasuri prej 180 milionë paundsh, por jo nga futbolli.

Podolski, i cili luajti tre vjet me Gunners, fitoi Kupën FA në 2014, la mënjanë futbollin i hyri botës së biznesit.

Lukas Podolski ka ndërtuar një perandori qebap dhe markë akulloresh në Gjermani. Ndërkohë, ai ka nisur edhe një festival muzikor, qendër sportive dhe një turne futbolli ku marrin pjesë influencues, ish-lojtarë dhe fansa.

38-vjeçari ka ndërtuar perandorinë e tij të biznesit në verilindje të Gjermanisë, duke hapur një zinxhir qebaptoresh dhe një kompani akulloresh.

Madje ai ka një qendër sportive si dhe një turne futbolli ku marrin pjesë influencues, ish-lojtarë dhe fansa.  Ai lançoi për herë të parë markën e tij të ëmbëlsirave Ice Cream United në vitin 2017, dy vjet pasi u largua nga Arsenali.

Një vit më vonë, dyqani i tij i parë i qebapeve Mangal Doner u hap në qytet dhe tani ka rreth 30 degë në të gjithë Gjermaninë.

Mendja e tij e biznesit i ka sjellë plot  177.5 milionë paund. Kjo shifër përfshin edhe të ardhurat e tij në karrierë si lojtar, pasi ishte një nga lojtarët më të paguar të Arsenalit gjatë kohës së tij në klub. Ish-reprezentuesi gjerman kishte pagë 100,000 £ në javë në Emirates Stadium.

Podolski ka qenë i zëshëm në mbështetjen e tij për zinxhirin e restoranteve, duke mbrojtur çmimet e tij dhe duke goditur konkurrentët. Sulmuesi veteran gjithashtu vazhdon të performojë në fushë dhe tani është në sezonin e tij të tretë me skuadrën polake Gornik Zabrze.

Podolski ka shënuar tre gola në 17 paraqitje këtë sezon. Ish- lojtari i Bayern Munichut shënoi 21 gola në 82 paraqitje për klubin përpara se të shkonte në huazim te Interi në vitin 2015.

Në nivel ndërkombëtar, Podolski ishte anëtar i skuadrës gjermane që fitoi Kupën e Botës në 2014. Gjithsej, ai shënoi 49 gola në 130 paraqitje për vendin e tij para paraqitjes së tij të fundit kundër Anglisë në 2017.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Zgjedhjet e 11 majit, si mund të gjeni qendrën tuaj të votimit

Një ditë përpara se qytetarët t’i drejtohen kutive të votimit, Radio Televizioni Shqiptar shpjegon për…

4 hours ago

KF Shkodra U- 15 kampione e Shqipërisë / Piraniqi dhe Vajushi: Ambiciozë edhe në Superiore

përgatitjen e talenteve që kanë furnizuar Vllazninë, Superioren, Kombëtaren, madje edhe kampionatin italian, klubi shkodran,…

4 hours ago

Shkodra në “Junior Eurovision” – Bashkia marrëveshje me RTSH: Kënga fituese e Festivalit të Këngës për Fëmijë në Eurosong

Kënga fituese në Festivalin Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurosong…

4 hours ago

181 mijë vota nga Diaspora – Për të votuar në zgjedhje, u regjistruan mbi 246 mijë bashkëkombas

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve këtë të shtunë kanë mbërritur rreth 8 mijë vota të…

4 hours ago

Zgjedhje 2025 në Shkodër – Të drejtë vote 261 579 qytetarë, të regjistruar nga Diaspora 17480 vetë

Në zgjedhjet Parlamentare të 11 majit 2025 në Qarkun Shkodër kanë të drejtë vote 261…

4 hours ago

Tërheqja e materialeve zgjedhore – ZAZ 2 nis e para shpërndarjen e bazës materiale

Në qarkun Shkodër, 8 Komisionet Administrimit Zgjedhor kanë bërë gati materialet për t’i shpërndarë drejt…

4 hours ago