Historia e shqiptarëve gjatë shekullit XX / Kreu i shtetit thekson nevojën për shkrimin pa ndikime
Instituti i Historisë publikohet botimin “Historia e shqiptarëve gjatë shekullit XX” në pesë vëllime. Ky eshte një produkt i punës se palodhur të 44 studiuesve, stafit kërkimor në Institutin e Historisë, në Universitetin e Tiranës, në institucione të tjera universitare në vend, si dhe në institucione homologe në Prishtinë dhe Tetovë.
I pranishëm në ceremoninë e publikimit të kësaj vepre volumize, Presidenti Begaj theksoi nevojën për shkrimin sa më të drejtë dhe pa ndikime të historisë.
“Nuk duhet të kesh të ardhme pa njohur historinë, në këtë kontekst rrugëtimi ynë drejtë Europës merr një kuptim të veçantë. Ajo është në një farë mënyrë kthim në origjinë, prandaj është me rëndësi që tregimi i drejtë i narrativës të kombit tonë të shihet nën dritën e përpjekjeve tona historike për të ndërtuar një shoqëri të drejtë me frymë europiane. Natyrisht rrugës kemi pasur pengesa dhe devijime por kursi është i qartë dhe ne jemi të vendosur për destinacionin tonë drejt Europës demokratike”, tha Begaj ne fjalën e tij.
Historiani Beqir Meta i cili është edhe drejtues shkencor i këtij projekti 10 vjeçar u ndal tek kujdesi që është treguar për të sjellë faktet historike të periudhave të ndryshme në mënyrë sa më të balancuar.
“Në vëllimin e katër i cili trajton periudhën më të debatueshme në historinë tonë për periudhën e Luftës së Dytë Botërore është bërë një kujdes i madh që të paraqiten të gjitha ngjarjet, por dhe forcat politiko-ushtarake të kohës në mënyrë sa më të balancuar. Kjo analizë është bazuar mbi burime të shumta që nuk ekziston në botimet e mëparshme shqiptare dhe të huaja”, tha Beqie Meta.
Ky është botimi më i rëndësishëm i Institutit gjatë dekadës së fundit dhe një prej botimeve më të rëndësishme në procesin e shkrimit dhe rishkrimit të historisë bazuar në burime arkivore të reja dhe të shumëfishta, metodologji dhe prurje të reja në teza, qëndrime dhe analizë profesionale.
Në përfundim të ceremonisë u shpërndanë certifikata për studiuesit dhe historianët të cilët kontribuuan ne këtë botim.