Historia e zjarrfikësit, nga tragjedia e Gërdecit te zjarri në botet e naftës në Shëngjin

Në 30 vite karrierë tragjedia e Gërdecit dhe zjarri i rënë në botet e naftës në Shëngjin kanë qenë dy nga situatat më të vështira që zjarrfikësi Sokol Murati ka hasur gjatë profesionit të tij.

Në një intervistë për “Jetë Shqiptare” në RTSH, ai rrëfen se i është dashur të shuar zjarrin poshtë tuneleve në Vaun e Dejës, ku shpërtheu transformatori me 5000 litra vaj.

“Mungesa e oksigjenit dhe tymi i madh na rrezikun jetën”, shprehet Sokoli, i cili shton se e ka pranuar këtë profesion me të gjitha vështirësitë që ka.

“Këto 31 vite kemi pasur zjarre të fuqishme, që kemi ndërhyrë në Vaun e Dejës, në Shëngjin kur janë djegur depozitat e karburantit dhe zjarri i rënë së fundmi. Kemi shkuar në ndihmë kur ra tërmeti, në shpërthimin e Gërdecit, kudo që është pasur nevojë në të gjitha rrethet.

Kur u dogj HEC-i i Vaut të Dejës ka qenë një katastrofë dhe mund të kishte 5 mijë litra vaj dhe me mjetet që kishim në atë kohë ishte shumë e vështirë. Rrezikuam jetën pasi duhet të hynim në tunele ku nuk kishte oksigjen dhe flakët vijonin. Në rrezikojmë shumë në çdo zjarr që shkojmë. Mundohemi të bëjmë maksimumin duke ruajtur edhe veten, por rreziku është prezent gjithmonë. Ka pasur rast para dy tre muaj në fshatin Zogaj ku në mes të natës u njoftuam se kishte rënë zjarr. Distanca ishte e madhe dhe kur shkuam pamë që e gjithë çatia ishte djegur. Ne u njoftuam se i zoti shtëpisë nuk kishte mundur të dalë, por fakti që kishte rënë çatia për në nuk ka më shpresë. Tragjedia e gërdecit ka qenë tepër e vështirë, ishin marrë masat nga ushtria, ne shkuam për ndihmë por nuk ishim në vatër të zjarrit. Është e rëndë dhe për ne kur ka humbje jete. Ne demoralizohemi kur marrim vesh që ka viktima”, tha zjarrfikësi.

Problemet në këtë profesion për Sokol Muratin janë të shumta, por sërish ai ka zgjedhur që edhe të birin ta bëj zjarrfikës.

“Probleme ka por ne i kemi pranuar kushtet që nga paga, te mjetet.  Zjarrfikësja si punë është shumë e bukur dhe kur i shërben qytetarëve dhe merr falënderimet e qytetarëve është edhe më e bukur. Kam qenë 23 vjeç kur jam bërë zjarrfikës, do e kisha zgjedh sërish këtë profesion dhe djalin e kam bërë zjarrfikës”, tha ai

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.