Categories: LajmeSportFutboll

Historia flet për Shqipërinë

Nëse ka një vend ku kombëtarja e Shqipërisë shkon plot besim për të marrë një rezultat pozitiv e rrjedhimisht edhe kualifikimin matematik në finalet e Euro 2024, ai është Moldavia. Në historinë thuajse 30-vjeçare të takimeve midis dy skuadrave, kuqezinjtë nuk kanë humbur asnjëherë, duke arritur pesë fitore e një barazim. Sigurisht që në fushë të premten nuk zbret historia dhe Moldavia e sotme është edhe ajo një pretendente për të shkuar në evropian, ndonëse me shanse shumë më të vogla.

Megjithatë, është një ogur i mirë që në pesë ndeshje të luajtura për kualifikueset e kampionateve evropianë Shqipëria ka arritur pesë fitore. I vetmi barazim midis dy skuadrave është arritur në Tiranë, pa gola, më 2012. Shqipëria e Moldavia për herë të parë janë ndeshur më 29 mars 1995, për eliminatoret e kampionatit evropian Euro 96, me kuqezinjtë fitues 3-0, me dy gola të shënuar nga Sokol Kushta dhe një nga Salvador Kaçaj.

Ndeshja e kthimit, më 7 qershor 1995, është historike për faktin se shënon fitoren e parë jashtë të Shqipërisë në ndeshje zyrtare. Një ndeshje e çmendur, me barazimin 2-2 të fiksuar pas 16 minutave lojë. Autorë të golave për kuqezinjtë ishin Kushta e Bellai. Rudi Vata shënoi golin e fitores, në minutën e 78-të.

Ndeshja e fundit në Moldavi ka qenë më 14 tetor 2019, për eliminatoret e Euro 2020, fituar 4-0 nga Shqipëria, me gola të shënuar nga Cikalleshi, Bare, Trashi e Manaj.

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Sfida e Kodimit”- 16 shkollat nga 8 bashki garë në zhvillimin e aftësive teknologjike

“Sfida Kombëtare e Kodimit” që synon edukimin teknologjik të të rinjve, bëri bashkë shkollat 9-vjeçare…

32 minutes ago

Orkestra Simfonike e RTSH mban sot koncertin me program të larmishëm

Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar vijon stinën koncertore për vitin 2025 me një program…

53 minutes ago

Kampionati i ping-pongut në QKF “Kujtim Alija”- Shpallen fituesit për djem e vajza, treguan cilësi edhe në këtë sport

Ka përfunduar kampionati i ping-pongut për shkollat 9- vjeçare të Bashkisë Shkodër.  Aktiviteti është në…

1 hour ago

Remont në nënstacion, Lezha 12 orë pa energji – Kjo situatë  solli vështirësi për mijëra abonentë familjarë dhe biznese në të gjithë territorin

Një remont në nënstacionin elektrik të Lezhës la pa energji elektrike rreth 80% të territorit…

1 hour ago

Europa League në RTSH: Goglat dhurojnë përballje interesante

Është hedhur në Nion të Zvicrës shorti i fazës së Play Off-it të këtij edicioni…

3 hours ago

PPE e njeh zyrtarisht si kryetar të PD, Berisha në Gjermani për Kongresin e CDU

Për të parën herë pas konfliktit të brendshëm mes demokratëve për çështjen e përkatësisë dhe…

3 hours ago

This website uses cookies.